LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj pret edhe investime direkte nga Luksemburgu në Kosovë

Hoxhaj pret edhe investime direkte nga Luksemburgu në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ministrin e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, Romain Schneider.

Sipas një njoftimi, Hoxhaj e ka falënderuar ministrin Schneider për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Duke e vlerësuar pozitivisht nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, ministri Hoxhaj ka potencuar nevojën që në të ardhmen ndihma nga Luksemburgu të kalohet në investime.


“Ekziston nevoja që përkrahja nga Luksemburgu të kalohet nga donacionet në investime prej kompanive të Luksemburgut dhe që të thellohet bashkëpunimi bilateral sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar ministri Hoxhaj, derisa ka kërkuar nga ministri Schneider vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut për integrimet euroatlantike të Kosovës dhe shtimit të njohjeve ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, sipas njoftimit, ministri Schneider ka theksuar se përkrahja e Luksemburgut do të vazhdojë tashmë duke u koncentruar në zhvillimin ekonomik dhe avancimin e shtetit në rrugën evropiane. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori