LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Politika e regjimit të Millosheviqit po i bën shqiptarët në Luginë më të diskriminuarit dhe të rrezikuarit në Evropë

Hoxhaj: Politika e regjimit të Millosheviqit po i bën shqiptarët në Luginë më të diskriminuarit dhe të rrezikuarit në Evropë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas protestës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke deklaruar se politika e regjimit të Millosheviqit, e cila vazhdon të zbatohet edhe sot, po i bën shqiptarët atje ndër më të diskriminuarit dhe më të rrezikuarit në Evropë.

“Politika e regjimit të Millosheviqit që po zbatohet ende sot në Luginën e Preshevës, i trajton shqiptarët si armiq, duke i bërë ata më të diskriminuarit dhe të rrezikuarit në Evropë. Ata, mbijetojnë sot fizikisht brenda një sistemi të aparteidit politik, pa qasje në vende pune në sektorin publik dhe pa libra në gjuhën shqipe. Ata, çdo ditë po bëhen një popull pa shtetësi dhe pa atdhe, sepse Serbia po fshinë dhe çregjistron çdo adresë të tyre të vendbanimeve autoktone”, ka shkruar Hoxhaj.

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka theksuar se as Bashkimi Evropian dhe as ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar nuk kanë ndërmarrë asgjë për të ndaluar këtë situatë të rëndë në Luginën e Preshevës.


“As Bashkimi Evropian apo ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar nuk ka ndërmarrë asgjë për t’i thënë stop kësaj gjendjeje! Një Qeveri e Kosovës që i ka dyert e mbyllura kudo, nën sanksione dhe e izoluar, është pa kredibilitet që t’i ndihmojë vetes, jo më vëllezërve të tyre! Ajo është pa veprim strategjik dhe nuk ka pozicion që ta bindë ndonjë kryeqytet perëndimor që këtë gjendje në Luginë ta ndalojë e ndryshojë, duke i lënë shqiptarët atje të dorëzuar në fatin e tyre dhe pa kurrfarë mbështetje në regjimin e vjetër dhe të ri në Serbi”, ka përfunduar Hoxhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori