LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Askush s’mund ta ndalë trenin e fitores dhe zhvillimin e Kosovës me PDK-në

Hoxhaj: Askush s’mund ta ndalë trenin e fitores dhe zhvillimin e Kosovës me PDK-në

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë sot një udhëtim me trenin Prishtinë – Pejë, ku edhe ka zhvilluar biseda të shumta me pasagjerët e tjerë që ndodhëshin në të njëjtin udhëtim.

Hoxhaj ka thënë se për t’u zhvilluar shoqëria dhe ekonomia, transporti luan rol të patjetërsueshëm. Ai ka përmendur trenin si mjet kryesor i transportit në shumë vende të zhvilluara të botës.

Hoxhaj ka deklaruar se rritja e investimeve në transportin hekurudhor është një prioritet i Programit të PDK-së, për Fillimin e Ri.


Ai ka përmendur projektin për zhvillimin e transportit hekurudhor, nga i cili Kosova ka përfituar përmes Procesit të Berlinit.

Ndërkohë Hoxhaj ka thënë se treni i fitores së PDK-së është i pandalshëm, njësoj sikursë edhe zhvillimi i vendit me PDK-në.

“Për t’u zhvilluar një vend ekonomikisht dhe si shoqëri transporti është nevojë dhe domosdoshmëri e patjetërsueshme. Ndërsa, treni është një nga mjetet e përdorura më së shpeshti në shumë vende të zhvilluara të botës, dhe një prioritet i Fillimit të Ri është rritja e investimeve dhe zhvillimi i transportit hekurudhor të Kosovës.

Një hap i tillë tashmë është bërë gjatë mandatit të kaluar, kur kemi arritur marrëveshjen për projektin e zhvillimit të hekurudhave në kuadër të Procesit të Berlinit. Treni i fitores së Fillimit të Ri është i pandalshëm, njësoj sikurse edhe zhvillimi i Kosovës me PDK. #VotoKadriVeseli1 #VotoEnverHoxhaj5 #FillimiRi12”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Në trend

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Ancelotti flet për lëndimin e Carvajal: Jemi të trishtuar

Ancelotti flet për lëndimin e Carvajal: Jemi të trishtuar

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Kalo në kategori