LAJMI I FUNDIT:

Hoxha vlerëson lartë bashkëpunimin me OSBE-në

Hoxha vlerëson lartë bashkëpunimin me OSBE-në

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu me të cilin ka diskutuar për agjendat e përbashkëta në lëmin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë reformimin e legjislacionit në funksion të shtetit ligjor.

Ministrja Hoxha, gjatë këtij takimi, ka falënderuar ambasadorin Braathu për kontributin e tij dhe të OSBE-së në fushën e Drejtësisë.

“Ju keni dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e vendit tonë si ambasador, ndërsa sot, si shef i OSBE-së, po jepni përkrahje të pakursyer sundimit të ligjit, në demokratizim, gjyqësor dhe legjislacion në funksion të shtetit ligjor”, theksoi ministrja Hoxha.


Ajo po ashtu potencoi nevojën e mëtejme për mbështetje nga OSBE-ja gjatë procesit të vlerësimit gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë, kontribut i cili është i mirëpritur duke theksuar se ka mundësi të intensifikohet dhe thellohet bashkëpunimi.

Braathu ofroi përkrahje dhe angazhim në realizimin e projekteve nga OSBE-ja në lëmin e drejtësisë, duke përfshirë Institutin Gjyqësor të Kosovës, Avokatin e Popullit, monitorimin e gjyqësorit, demokratizimin e institucioneve të pavarura, pjesëmarrjes qytetarëve në vendimmarrje dhe fushat tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori