LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Të arriturat nga MSA-ja janë të shumta, mbesim të përkushtuar për zbatim të shtuar

Hoxha: Të arriturat nga MSA-ja janë të shumta, mbesim të përkushtuar për zbatim të shtuar

Sot është zhvilluar diskutim në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja: “Mbështetje për komunikimin e procesit të integrimit në BE” që synon promovimin e standardeve të BE-së në katër sektorët prioritarë: Mbrojtja e Konsumatorit, Bujqësia, Siguria e Ushqimit dhe Siguria në Punë, në kuadër të MSA-së.

“Në këtë diskutim, mori pjesë Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë-Përfaqësuesi Special i BE-së, Nataliya Apostolova, dhe bartës të përgjegjësive të sektorëve në diskutim.

Përfitimet që vijnë si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe Republikës së Kosovës, janë të shumta ceku Ministrja Hoxha,  njëherësh shpreh vullnetin e qytetarëve dhe përkushtimin e institucioneve tona për të qenë pjesë e BE-së”, thuhet në njoftimin për media.


Nga viti në vit, kemi shënuar trend pozitiv të implementimit të reformave  në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e BE-së, por presim që gjatë vitit 2019 të kemi zbatim të shtuar, ceku Ministrja, dhe shtoi se rezultatet janë mjaft premtuese.

Hoxha potencoi se “mbesim të përkushtuar që të punojmë intensivisht në realizimin e reformave, për të treguar rezultate të shtuara sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

MSA-ja trason rrugën tonë drejt integrimit në BE, drejt opsionit tonë të vetëm për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme, jo vetëm për Kosovën por edhe rajonin si tërësi. Përkundër arritjeve të rëndësishme në këtë drejtim, në ende kemi shumë punë për të bërë, tha në fund të fjalës së saj, Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori