LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: SHBA demantoi Kurtin që mashtroi qytetarët

Hoxha: SHBA demantoi Kurtin që mashtroi qytetarët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se PDK përshëndet deklaratën e përbashkët të dërguarit special të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi,  Richard Grenell, përfaqësuesit special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor,  Matthew Palmer, si dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Hoxha para mediave ka thënë se deklarata që vjen nga nivelet më të larta është dëshmi të qëndrimit të unifikuar që ka Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit përkundrejt Kosovës.


“Ne e përshëndesim deklaratën e përbashkët të të dërguarit special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përfaqësuesit special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, si dhe ambasadorit amerikan në Kosovë,  Philip Kosnett. Këtë deklaratë, që vjen nga nivelet më të larta të aleatit tonë më të madh, e konsiderojmë jo vetëm manifestim të mbështetjes së madhe për shtetin tonë, por edhe dëshmi të qëndrimit të unifikuar që ka Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit përkundrejt Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit: Nuk ka plan të fshehtë për shkëmbime territoriale - të hiqet tarifa plotësisht
Lexo po ashtu Departamenti Amerikan i Shtetit: Nuk ka plan të fshehtë për shkëmbime territoriale - të hiqet tarifa plotësisht

Kjo deklaratë, gjithashtu, përgënjeshtroi deklaratat mashtruese dhe zërat konspirativ që janë përhapur për qëllime të ulëta politike në Kosovë, duke rikonfirmuar qartë e pa ekuivok, se nuk ka një plan të fshehtë për shkëmbime territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo para mediave, përcjell Telegrafi.

Hoxha tha se manipulimet që ka marrëveshje të fshehtë dëmtojnë partneretin me SHBA-në.

“Njëherazi, na vjen keq që partnerët tanë janë detyruar të bëjnë këtë përgënjeshtrim si pasojë e mashtrimeve publike që kanë ardhur në vazhdimësi nga kryeministri i shkarkuar Kurti dhe veçanërisht në seancën e rrëzimit të Qeverisë. Ne shprehim shqetësimin për rrezikun e madh që sjell shtrembërimi i së vërtetës mbi qëndrimet e aleatëve tanë amerikanë. Këto manipulime, jo vetëm dëmtojnë partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe cenojnë rëndë dinjitetin dhe reputacionin e shtetit të Kosovës”, deklaroi ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori