LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Mbajtja e pozitës krye-shef ekzekutiv në Postë dhe kryetarit të PDK-së në Drenas nuk përbën konflikt interesi

Hoxha: Mbajtja e pozitës krye-shef ekzekutiv në Postë dhe kryetarit të PDK-së në Drenas nuk përbën konflikt interesi

Sejdi Hoxha të shtunën ka marrë timonin e PDK-së në Drenas, pasi mori më shumë vota se dy kundër-kandidatët Naim Bazaj e Kushtrim Prenku, në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Krahas kësaj pozite, Hoxha është edhe krye-shef i Postës së Kosovës.

Përkundër asaj që, pas marrjes së postit të kryetarit të PDK-së në Drenas, do të ishte konflikt interesi, Hoxha ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga pozita që ka në Postë.


Ai përmes Facebook ka thënë se ka marrë një interpretim nga Zyra Ligjore e Postës së Kosovës ku sipas tij, mbajtja e dy pozitave, nuk është konflikt interesi.

Më tej ka thënë se do të konsultohet edhe me institucione të tjera në lidhje me këtë çështje.

“Zotohem publikisht se do të zbatoj çdo vendim ligjor. Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë as nuk do të jem shkelës i ligjit”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori