Hovenier uron Gresa Caka-Nimanin për rizgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka uruar Gresa Caka-Nimanin për rizgjedhjen e saj edhe për një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Hovenier në një postim në “X” ka shkruar se Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gur themeli i çdo demokracie.
“Urime Gresa Caka – Nimani për rizgjedhjen për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gur themeli i çdo demokracie.
Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet kosovare që të promovojnë dhe forcojnë sundimin e ligjit”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































