LAJMI I FUNDIT:

Hoti thotë se delegacioni i Kosovës në Uashington do të ketë takim me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo

Hoti thotë se delegacioni i Kosovës në Uashington do të ketë takim me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se delegacioni i Kosovës gjatë qëndrimit në Uashington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, zyrtarë të MCC-së, DFC-së, përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA.

Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike për Kosovën dhe se nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.

Postimi i plotë i Hotit:


“Delegacioni i Kosovës në Washington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj.
Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.
Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian”, ka shkruar kryeministri Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori