Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka qëndruar të hënën në Krushë të Madhe, nga ku ka folur për çështjen e të pagjeturve.
Hoti derisa e ka quajtur Krushën një vend të shenjtë ka thënë se qëllimi i vizitës ishte për të treguar se do të jenë afër familjarëve deri në përfundimin e çështjes së të pagjeturve.
Ramë Manaj nga Komisioni për Persona të Pagjetur, tha se gjatë këtij viti është bërë një punë e madhe për të pagjeturit. Kurse kryetari i fshatit të Krushës, Selami Hoti ka kërkuar nga politika që të bëhen bashkë dhe të çojnë përpara çështjen e të pagjeturve.
“Jam në një vend të veçantë dhe të shenjtë duke qenë këtu për të treguar, respektin, nderimin dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për gjithë të pagjeturit në gjithë Kosovën, për t’iu treguar familjarëve të tyre që do t’iu qëndrojmë afër deri në përmbylljen komplet të kësaj çështje. Kemi bërë të pamundurën gjatë këtij viti në këtë drejtim duke vënë këtë temë në rend të parë duke emëruar një person që është ndër personat më së afërmi më përzemër e ndjen këtë çështje i cili e ka dinamizu komplet këtë proces, sigurisht me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtar për një çështje kaq të ndjeshme. Por sot në prag të festave ne jemi këtu për të treguar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për të gjithë të pagjeturit anë e kënd Kosovës”, tha Hoti.
Ramë Manaj nga Komisioni për Persona të Pagjetur ka theksuar se pas Mejës, Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël kanë qenë lokacionet ku Serbia ka bërë krimet më të mëdha. Ndërsa ka lavdëruar kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti për punën që ka bërë rreth personave të zhdukur.
“Prej një numri goxha të madh të të pagjeturve pasluftës mbi 6 mijë, aktualisht në Kosovë janë ende edhe 1 mijë e 638 të pagjetur në këtë periudhë kemi bërë shumë. Në Kosovë në periudhën e gjysmës së dytë të vitit janë identifikuar 11 mbetje mortore. Në Serbi ka ndodh varreza e pestë ku janë gjetur mbetje mortore dhe do të vazhdohet tutje në përmirësimin e kushteve të motit edhe në pranverën e viti të ardhshëm. Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël janë dy lokacionet, dy fshatrat ku Serbia ka bërë krimet më të mëdha, natyrisht pas Mejës. Krusha dhe kjo pjesë e Kosovës është pjesë shumë punëtorë, familjarë dhe punëtorë shumë të ndershëm e të vyeshëm, ata të cilët Serbisë i prishën më shumë synimet dhe planet. Prandaj nuk ka ndodhur asgjë rastësisht. Respekti për të rënët mbetët gjithmonë në piedestal vetëm të them se me mbështetjen e kryeministrit sivjet kemi pasur një ecje më të madhe…me kryeministrin tonë çështja e të pagjeturit është ngritur në piedestal sepse pjesa e pashmangshëm dhe prioritare në dialogun e Brukselit dhe marrëveshjen e Uashingtonit”, tha Manaj.
Ndërsa, Kryetar i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti tha se edhe përkundër të mirave që ka bërë Qeveria, megjithatë ky vit nuk e ka gjetur mirë Krushën, derisa theksoi se çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë plagë për Krushën.
Tutje ai tha se derisa Kosova kërkon të zhdukurit, ai ka përmendur arrestimet nga Specialja për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
“Ky vit Krushën nuk e gjen mirë edhe përkundër atyre të mirave që ka bërë Qeveria , shteti i Kosovës në investime çfarëdo qofshin ato mirëpo brenga dhe plaga më e madhe vazhdon akoma të ngelet të zhdukur, jo vetëm në Krushë por në tërë Kosovë…kërkojmë që të gjithë politika kosovare, dhe politika kombëtare të bëhet bashkë me një platformë të qartë politike për t’i dalë ndesh armikut tonë të përbashkët Serbisë jo vetëm në këtë problematikë por edhe në problematikat e tjera…duke pas parasysh që ne kohën kur ne kërkojmë të zhdukur çdo ditë gjinden masakra në Serbi dhe në të njëjtën kohë ne të kemi dhe njerëzit tonë të cilët akuzohen për veprime të ashtuquajtura kriminale. Prandaj është e udhës, është momenti i fundit që të gjithë së bashku duke harruar qëllimet partiake momentale të politikës ditore të bëhemi bashkë dhe të arrijmë që çështjen tonë të shenjtë ta ngrisim aty ku ka vendin dhe ku e meriton”, tha ai./Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Bastisje dhe ekspertizë mjeko-ligjore në telefonin të ish-zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi