LAJMI I FUNDIT:

Hoti “fillon fushatën elektorale”, prezanton disa nga pikat e programit qeverisës të LDK-së

Hoti “fillon fushatën elektorale”, prezanton disa nga pikat e programit qeverisës të LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se Kosova shumë shpejt do të bëhet me qeveri të re.

Këtë deklaratë, Hoti e bëri në një status të tij në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera ka shkruar se “qeveria e re do të jetë një qeveri normale, me njerëz kompetentë e atdhetarë që respektojnë ligjin, e që ruajnë miqësitë”.

Sipas tij, “qeveria e PAN-it është qeveri e zhvatjes së buxhetit, e izolimit të lidershipit të Kosovës, e dështimit të diplomacisë dhe çnjohjeve për shtetin e Kosovës, e ministrave me aktakuza, etj”.


Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Hotit:

Qeveria e re – qeveri normale, me njerëz kompetentë e atdhetarë, që respektojnë ligjin, që ruajnë miqësitë.

Kosova shpejt bëhet me qeveri të re, e cila mbi të gjitha do të jetë qeveri normale, pro-evropiane, që forcon miqësinë me SHBA-të, që tregon pjekuri politike, që respekton rendin kushtetues të Kosovës dhe parimin e ndarjes së pushteteve, që është e përgjegjshme karshi Kuvendit që e ka zgjedhur.

Në fillim domosdo duhet sanuar dëmet që po i lë prapa qeveria e PAN-it, një qeveri e kaosit, e zhvatjes së buxhetit, e izolimit të lidershipit të Kosovës, e dështimit të diplomacisë dhe çnjohjeve për shtetin e Kosovës, e ministrave me aktakuza, e takimeve me njerëz të krimit, që urdhëron e kërcënon prokurorë, që i refuzohet visa nga vendi më mik i Kosovës, që ndan buxhet për frizere e roleta, që shpërdoron buxhetin në përvjetore të pavarësisë e në projekte të ndryshme, që merr vendime vetëm për interesa ekonomike të këshilltarëve të vetë, që ja dyfishon pagën vetes, që ndan pronën publike e nacionalizon pronën private kundërligjshëm, qeveri me pesë ‘kryeministra’, 21 ministra, 80 zëvendësministra, me qindra këshilltarë e me koordinatorë nacional. Sikur të kishte edhe pak jetë, do të emëronte edhe nën-koordinatorët dhe asistentët e nën-koordinatorëve. Sigurisht se ka edhe arritje, por gjithë këto skandale dhe dëmet që i janë shkaktuar vendit, e lë nën hije çfarëdo arritje.

Pas sanimit të dëmeve, plani katër vjeçar do të përfshijë reforma rrënjësore në ekonomi, arsim, shëndetësi, sundim të ligjit, siguri nacionale, integrime rajonal e euro-atlantike dhe fusha të tjera.

(i) Në fushën e ekonomisë, bizneset do të marrin prapë frymë lirisht, pa u përkdhelur askush e pa i rënë në qafë kujt, përfshirë këtu eliminim e të gjitha kontratave të dëmshme e monopoleve jo ligjore. Do të zbatohet plotësisht Pakoja Fiskale 2, që ka mbetur përgjysmë, dhe bashkë me bizneset do të përgatitet Pakoja Fiskale 3. Buxheti do të arrijë menjëherë 3 miliardë, sepse nuk do të ketë ”rrjedhje” të të hyrave. Do të finalizohet bashkimi i ATK-së me Doganat, që është harruar, si dhe fiskalizimi on-line i bizneseve. Bujqit do të mbështeten më shumë, por bazuar në sasinë e prodhimit. Bjeshkët dhe lumenjtë do të ruhen, e do të rishikohen licencat e dhëna pa përmbushur kushtet ambientaliste.

(ii) Arsimi do të lirohet nga diktati i kryeministrit dhe ministrit të arsimit. Politikat arsimore do të përgatiten dhe zbatohen nga profesionistët më të mirë, me fokus në cilësinë në arsim në të gjitha nivelet dhe gjithë përfshirje në arsimin para-universitar. Librat e nxënësve nuk do të shkruhen nga njerëz që nuk e kuptojnë ku kanë arritur standardet e të nxënit në shekullin XXI.

(iii) Në shëndetësi, urgjentisht do të funksionalizohen sigurimet shëndetësore, të cilat janë harrur. Investimet publike do të shkojnë në modernizimin e shërbimeve shëndetësore.

(iv) Në fushën e rendit dhe ligjit, na duhet vetingu dhe reforma që sigurojnë sistem efikas, ku barra e provës kalon tek pala. Policia jonë do të jetë efikase në të katër anët e Kosovës, duke ofruar mbrojtje të përhershme për qytetarët, e jo vetëm përmes aksioneve policore të njëhershme. Gjykatësit dhe prokurorët nuk do të guxojë t’i urdhërojë dhe kërcënoj askush. Ministri i Drejtësisë do të qëndrojë larg Këshillit Gjyqësorë dhe Këshillit Prokurorial, që janë pushtet i pavarur nga Qeveria.

(v) Diplomacia do të jetë efektive dhe profesionale, fillimisht duke eliminuar nepotizmin dhe politizimin. Duhet nisur me një rishikim funksional të rrjetit të diplomacisë, pasi ambasadat janë mbushur me militantë e njerëz jo kompetent, që po na kushtojnë miliona euro, pa asnjë përfitim për shtetin e Kosovës. Ambasadat do të mbështeten me atashe ekonomik, ushtarak, policor, kulturor e arsimor, për të fuqizuar bashkëpunimin me shtetet mikëpritëse, për të mbështetur qytetarët tanë që jetojnë në ato vende dhe për të promovuar mundësitë për investime në Kosovë.

(vi) Kosova do të jetë faktor paqe e stabiliteti në rajon. FSK-ja, me dyfish më shumë buxhet, do të përgatitet për tu avancuar drejt ushtrisë, në partneritet me NATO-n dhe vendet mike. Shërbimi ushtarak do të jetë i obligueshëm, në përputhje me standardet e vendeve anëtare të NATO-s.

(vii) Për qeverinë e ardhshme, integrimet rajonale do të thellohen krahas integrimit evropian. Me Shqipërinë e Maqedoninë do të arrihen marreveshje të veçanta lidhur me bashkëpunimin ekonomik, pikat doganore të unifikuara, unifikimi i tregut energjetik me Shqipërinë, arsim i lartë i integruar, kalendar të përbashkët kulturor etj. Porti i Shengjinit do të funksionalizohet me marrëveshje për eksterritorialitet dhe fusha të tjera të bashkëpunimit rajonal.

Këto janë disa nga pikat e programit qeverisës, që është në finalizim nga Këshilli i Ekspertëve të LDK-së. Ky program qeverisës do të diskutohet me biznese, me rini, me bujq, me ekspertë shëndetësorë e arsimorë, me mjekë e arsimtarë, me komunitetin kulturor, me shoqërinë civile, me sindikata, me oda ekonomike, me profesionistë të fushave të ndryshme, e me qytetarë në të katër anët e Kosovës.

Ky Program Qeverisës, bashkë me një ekip të njerëzve kompetentë e atdhetarë, njerëz me duar të pastra, që janë të përkushtuar për Republikën e Kosovës si shtet i sovran, demokratik, në promovon fqinjësinë e mirë, i integruar në BE dhe NATO e në miqësi të përhershme me SHBA-të, që respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, do t’ju prezantohet qytetarëve të Kosovës për të kërkuar besimin sa më të madh të tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
​Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

​Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

Lajme
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori