LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Borrell në Kosovë dha mesazhin se BE nuk ka humbur interesimin për Ballkanin

Hoti: Borrell në Kosovë dha mesazhin se BE nuk ka humbur interesimin për Ballkanin

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti ka folur për vizitën e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Hoti, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se vizita e Borrell ka për qëllim të jep mesazhin se BE-ja nuk heq dorë nga Ballkani dhe as investimet që ajo i ka bërë në këtë pjesë të Evropës.

Ai thotë se Borrell dhe mesazhin se përfshirja e SHBA-së është e mirëseardhur por BE do të ndjek agjendën për Ballkanin perëndimor.


Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se Rusia nuk do të jetë aktive në bisedime por sipas tij Rusia është faktor kyç në Këshillin e  Sigurimit ku edhe mund të ndryshohet rezoluta për pranimin e Kosovës si shtet.

“Serbët tashmë kanë ndryshuar qasje ndaj amerikanëve. Vuçiq vet ka thënë se nëse Amerika nuk mbështet kërkesat e serbëve së paku i dëgjon ato kërkesa për dallim nga e kaluara”.

Duke folur për situatën aktuale politike, Hoti ka thënë se qeveria e pakicës do të ishte zgjedhje më e keqe e momentit për Kosovën në kohën kur vendi po kalon nëpër procese të rëndësishme ku duhet përfaqësim sa më i gjerë.

Ai megjithatë ka thënë se çdo formulë tjetër që do të lente jashtë subjektin e parë që ka dalë nga zgjedhjet nuk do të ishte e duhura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori