LAJMI I FUNDIT:

Hotelet londineze i rritin çmimet përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II

Hotelet londineze i rritin çmimet përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II

Çmimet e hoteleve në kryeqytet britanik po vazhdojnë të rriten me afrimin e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Njerëzit që rezervojnë një dhomë në Londër për të dielën – një natë para shërbimit – po tarifohen qindra euro më shumë se zakonisht në këtë periudhë kohore.

Qindra mijëra njerëz pritet të vijnë në rrugët e kryeqytetit gjatë funeralit në Westminster Abbey.


Dhoma më e lirë në Park Plaza County Hall – një nga hotelet më të afërt me Westminster Abbey – të dielën në mbrëmje kushton 1146 euro krahasuar me 307 euro – shtatë ditë më vonë.

Crowne Plaza Albert Embankment po paguan 620 pounds (710 euro) në prag të funeralit, raporton skynews.

Kjo është gati dy herë e gjysmë më shumë se të dielën e 25 shtatorit, kur çmimi është 252 pounds (290 euro).

Dhomat në Novotel Waterloo kushtojnë 500 funte (573 euro) të dielën dhe 241 pounds (276 euro) një javë më vonë.

Shumë hotele pranë Westminster Abbey në pronësi të zinxhirëve me çmime më të ulëta si Premier Inn dhe Travelodge janë rezervuar plotësisht për të dielën mbrëma.

Premier Inn nuk ka asnjë dhomë në disa nga pronat e tij, duke përfshirë County Hall, Waterloo (Ura Westminster) dhe Sheshi Leicester. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Kalo në kategori