Hoteli britanik krijon një pemë Krishtlindjeje me 100 mijë balona

Një hotel në Angli zbuloi një dekor të veçantë për festat - një pemë Krishtlindjeje 7,6 metra e ndërtuar nga 100 mijë balona.
Instalimi ndodhet jashtë Moor Hall Hotel & Spa, në Sutton Coldfield, Birmingham.
Ideja i përket artistes së balonave dhe themeluese së kompanisë Balloon Colour Blending.
Ajo tha se kjo është hera e parë që bëhet një pemë Krishtlindjeje nga balona në Mbretërinë e Bashkuar - dhe realizimi ka kërkuar ndihmën e inxhinierëve dhe një ekipi të dizajnit.
Pema është vendosur brenda një kupole të madhe transparente për ta ruajtur dhe për të mos lejuar që balonat të shpërthejnë ose të përhapen.
Në tërësi, kjo është një ide festive dhe humanitare - balonat janë biodegradueshme dhe projekti shërben si një fushatë bamirësie për disa organizata lokale. /Telegrafi/


















































