Ata janë gazmorë, argëtues dhe dinë të krijojnë atmosferë të mirë. Flasin spontanisht për përjetimet e veta dhe çdo herë ngazëllejnë miqtë me kthjelltësinë shpirtërore
Duket që në jetën tuaj po arrijnë shumë ndryshime gjatë vitit dhe do të keni rastin të ndryshoni paraqitjen se si e prezantoni veten para të tjerëve, si edhe për atë çfarë prezantoni në botë, transmeton Telegrafi.
Shpërblimet për angazhimin e investuar do t’u arrijnë më shpejt, lidhjet e reja si edhe avancimet e të vjetrave, të gjitha këto janë në horizont dhe vlejnë posaçërisht për pjesën e dytë të 2020-s.
Ia vlen të vazhdoni me ndërtimin e botës suaj të jashtme me kujdes dhe zell të madh, mirëpo patjetër duhet të lini larg gjurmë të dukshme për energjinë të cilën e investoni.
Bëhuni të gatshëm të përjetoni ndryshime dramatike në jetën tuaj në mënyrën me të cilën komunikoni me njerëzit, por gjithashtu bëhuni të gatshëm për ndryshime dramatike në miqësitë e ngushta dhe në lidhjet familjare.
Horoskopi i hollësishëm vjetor për 2020-n i parashikon Shigjetarit ndryshime serioze në jetën dashurore! Janë të hapur, aventurierë dhe nuk i duan pengesat…
Shigjetarët janë të zjarrtë, kanë pasion dhe janë të sinqertë. Për besnikëri nuk çan kokën, sepse as vetë nuk është besnik.
Në lidhje kurrë nuk hyjnë me gjithë zemër, ndërkaq për shkak të qëndrimit sipërfaqësor që në konfliktin e parë – ikin. Në dashuri nuk janë të qëndrueshëm.
Puna dhe karriera
Horoskopi për 2020-n ju parashikon që këtë vit do t’i realizoni shumë avancime në punë. Këtë vit do të punoni më shumë se zakonisht, ndërkaq puna e këtillë do t’ju ndihmojë të bëheni më i suksesshëm këtë vit.
Nëse çfarëdo qoftë zbraz energjinë tuaj këtë vit, ajo do të jetë puna juaj. Edhe pse nuk do të ndiheni edhe aq rehat për shkak të lodhjes pas punës, kjo megjithatë do t’ju ndihmojë që të relaksoheni.
Ky vit gjithashtu është i mirë që të kërkoni nga eprorët ndonjë projekt pune për të cilin e dini që do t’ju pëlqejë apo të nisni punë të re.
Nëse do të punoni shumë këtë vit, me siguri do të jeni shumë afër çdo gjëje që dëshironi nga karriera juaj në 2020-n. Do të keni më shumë para se deri tani. Do të keni para të mjaftueshme për t’i larë borxhet, dhe madje edhe të kurseni për të ardhmen.
Ky është vit i shkëlqyeshëm për fitime financiare. Gjithashtu, ky vit nuk do të jetë për ju më i rëndësishmi kur është fjala për karrierë të rëndësishme apo ndryshim profesioni. Do të synoni t’i përkushtoheni vetes, jo karrierës apo punës.
Mjaft keni avancuar në karrierë viteve të fundit dhe përkushtimi juaj ndaj produktivitetit do të jetë shpërblimi juaj. Do t’i përkushtoheni punës suaj aq sa do të jetë e nevojshme.
Do të keni aftësi të vendosjes së shpejtë dhe të saktë, aq më parë në pranverën e hershme dhe në dimrin e vonshëm, prandaj ajo është koha kur duhet ta zgjeroni pak punën tuaj.
Energjitë janë të nevojshme për zgjerim. Madje edhe nëse do të ndodhë t’ju shtohet vëllimi i punëve, do të keni nevojë për vetëbesim që të gjitha t’i bëni siç duhet.
Kontaktet e rëndësishme për të ardhmen do të jenë në qarkullim në pjesën e parë të vitit. Aty ku nuk keni qenë të mirë viteve të fundit, tani keni mësuar dhe këtë vit çdo gjë do t’ju shpaguhet.
Në 2020-n do të ketë më shumë arsimim, udhëtime dhe filozofime. Këto janë fjalë kryesore të cilat do të jenë të përfshira në atë mënyrë se si ju arrijnë paratë si edhe në avancimin tuaj këtë vit. Mirëpo, është koha të jeni të kujdesshëm në investime.
Nëse bëni ndonjë investim të përbashkët, atëherë investoni me më shumë kujdes sesa zakonisht i investoni kur është fjala për gjëra të tilla.
Horoskopi i hollësishëm vjetor për vitin 2020 i parashikon Shigjetarit ndryshime serioze në jetën dashurore!
Deri në vjeshtën e vonë do të jeni më pak i kujdesshëm, sepse energjia juaj e brendshme do të tërheqë financime dhe siguri të cilat mjaft ju mungojnë.
Do t’ju arrijnë në njëfarë mënyre të pazakonshme, mirëpo ju do të grabisni rastin i cili ju ofrohet.
Shëndeti
Shëndeti juaj këtë vit mund të ketë disa sfida dhe nëse ato ndodhin, do të jenë më pak të rëndësishme.
Në fillim të vitit 2020 dhe gjatë pranverës, kohë pas kohe do të ndiheni të rraskapitur dhe me mungesë të energjisë së nevojshme, mirëpo do të këndelleni nga fundi i pranverës.
Do të jetë ky cikël i cili shfaqet në ngritje pas pushimit. Do të keni kontakt me entet shëndetësore, mirëpo ai do të jetë i lidhur me punën tuaj, por edhe me punën e të tjerëve, transmeton Telegrafi.
Shëndeti juaj ende do të jetë në planin shpirtëror dhe energjia juaj do të jetë e lartë, intuitive, me ndjenjën për qetësi shpirtërore dhe kënaqësi çfarë nuk keni pasur deri para pak kohësh.
Kujdesuni për gjendjen tuaj, sepse 2020-a mund të sjellë disa sfida ndërkaq ju dëshironi të jeni të gatshëm për përballje me to.
Dashuria
Me siguri këtë vit do të kërkoni ndryshim të ritmit në jetën tuaj dashurore, pa marrë parasysh a jeni vetëm apo jo. Nëse jeni vetëm, atëherë është koha e duhur që të filloni të kërkoni partner të ri.
Me siguri do të gjeni dashurinë te ndonjë person të ri, jo te ndonjë mik apo ndonjë ish-partner. Probabiliteti më i madh është që do të njihni njerëz të rinj, nëse provoni gjëra të reja apo shkoni në vende të reja.
Nëse tashmë jeni në lidhje, ky është vit i mirë ta ndërprisni, nëse ju duket që në jetën tuaj dashurore nuk ka avancim, posaçërisht gjatë Merkurit retrograd në vitin 2020. Mirëpo, ky gjithashtu është vit që gjërat të ngrihen në nivel më të lartë, nëse ecin mirë.
Gjithashtu do të ketë ndryshime në marrëdhëniet tuaja miqësore dhe familjare në vitin2020. Do të detyroheni të jeni më shumë optimist në shoqërinë e këtyre njerëzve për të ngritur humorin.
Nëse dëshironi t’u ndihmoni që të marrin vendime të duhura këtë vit, ndihmojuni me kujdes. Në kokë do t’ju sillen mendimet se a do të martoheni në 2020-n.
Në pranverën e vitit 2020 do të bëni diçka që do t’ju sjellë stabilitet dhe humbjet në lidhje do të transformohen në fitime. Do të jeni në vrullin e rregullimit të jetës suaj, madje kjo do të ketë ndikim edhe në lidhjen tuaj. Do të jetë plani të cilin e dëshironi.
Ajo që është e humbur viteve të fundit do të jetë e zëvendësuar, jo me persona të njëjtë, por me persona të cilët lidhen më mirë me natyrën tuaj të pavarur dhe zemërgjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shenjat e horoskopit që nuk kanë vetëbesim
Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Shenjat e horoskopit që nuk kanë vetëbesim
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Nga Leonardo DiCaprio deri tek Brad Pitt, nuk do ta besoni gjatësinë reale të këtyre yjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025