Beta h-CG është gonadotropinë horionike. Ndryshe quhet edhe hormon i shtatzënisë
Ky hormoni tajit në inde të placentës së bebes. Mund të përdoret në mënyrë diagnostike për të përcaktuar shtatzëninë, por edhe për të monitoruar ecurinë e saj.
Tajitja e tij mund të regjistrohet disa ditë pas implantimit të embrionit në mitër, transmeton Telegrafi.
Në ditën kur femra më së shpeshti e bën testin për konstatimin e shtatzënisë – ditën e parë kur i ndërpriten menstruacionet, gjë që mesatarisht janë 12 deri në 14 ditë pas ovulimit – niveli i Beta HCG-së në gjak është rreth 100 IU/L, por gjithashtu mund të jetë edhe mjaft më i lartë apo më i ulët.
Në rast të shtatzënisë shumëfishtë, niveli i Beta HCG-së mund të jetë dukshëm më i lartë.
Niveli më i lartë arrihet rreth javës së nëntë të shtatzënisë kur lartësia e saj është edhe deri në 120.000 IU/L.
Vlera pastaj fillon të bjerë, ndërsa nga java e 20-të deri në fund të shtatzënisë është afërsisht 20.000 IU/L.
Vlera e Beta h-CG (mIU / L) sipas javëve të shtatzënisë
Duhet të theksohet se këto vlera janë vetëm një tregues dhe se devijimet nuk nënkuptojnë automatikisht se ka ndonjë problem me shtatzëninë.
Patjetër konsultoheni me mjekun, nëse mendoni se ka ndonjë problem.
Java e 3-të: 5 – 50.
Java e 4-të: 3 – 426
Java e 5-të: 19 – 7,340
Java e 6-të: 1,080 – 56,500
Java e 7-të dhe e 8-të: 7,650 – 229,000
Java e 9-të deri në 12-të: 25,700 – 288,000
Nga java 16: 13,300 – 254,000
Deri në javën e 24-të: 4,060 – 165,400
Deri në javën e 40-të: 3,640 – 117,000
Vlera e Beta h-CG -së (IU/L) sipas numrit të ditëve të kaluara që nga ovulimi (vlera mesatare dhe vlerat kufitare)
Dita e 14-të: mesatarja 48, kufiri 17-119.
Dita e 15-të: mesatarja 59, kufiri 17-147
Dita 16-të: mesatarja 95, kufiri 33-223
Dita 17-të: mesatarja 132, kufiri 17-429
Dita 18-të: mesatarja 292, kufiri 70-758
Dita 19-të: mesatarja 303, kufiri 111-514
Dita 20-të: mesatarisht 522, kufiri 135-1690
Dita 21-të: mesatarja 1061, kufiri 324-4130
Dita 22-të: mesatarja 1287, kufiri 185-3279
Dita 23-të: mesatarja 2034, kufiri 506-4660
Dita 24-të: mesatarisht 2637, kufiri 540-10,000
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë