LAJMI I FUNDIT:

Honda Civic do të ketë më shumë fuqi (Foto)

Honda Civic do të ketë më shumë fuqi (Foto)

Nuk ka kaluar shumë kohë prej se është lansuar Honda Civic Type R, ndërsa prodhuesi japonez po bën plane për modelin që do lansojë gjatë vitit që vjen.

Makina e re, nga e njëjta linjë, do të ketë më shumë kuajfuqi, si dhe strukturë më të fortë që do të krahasohet me atë që ka Porsche, transmeton Telegrafi.

Ky model pritet ta ketë mundësinë e tërheqjes me të katër rrotët, duke ofruar lëvizje të njëjtë sikurse Subaru WRX dhe Volkswagen Golf R.

Inxhinierët e kompanisë Honda po punojnë që platforma në tërësi të jetë shumë më e lehtë dhe mos të mungojnë lehtësirat teknologjike. /Telegrafi/