Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas publikimit të marrëveshjes së arritur për përdorimin e rrugëve që kalojnë në Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.
Në reagim thuhet se kryeministri Hoti është dashtë të jap dorëheqje para se të arrihet kjo marrëveshje, transmeton Telegrafi.
Sipas, Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Manastiri i Deçanit do të jetë autonom me territor dhe ndaj institucioneve shtetërore të Republikës se Kosovës.
“Komuna e Deçanit, duhet të tërhiqet nga çdo pëlqim apo pajtueshmëri që të përdorë rrugë alternative përgjatë rrugës që lidh Deçanin me bjeshkët dhe Plavën, përveç rrugës ekzistuese që kalon kah Manastiri i Deçanit, rrugë kjo e cila e ndërtuar me shekuj”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
“Pas publikimit të marrëveshjës se 9 nëntorit 2020 rreth rrugës Deçan-Plavë nga KTV-ja, sjellim reagimin e Dr. Shkodran Imeraj kryetar i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.
Siç po shihet ngadalë e drejtë Republikës se Manastirit të Deçanit.
Të lumtë kryeministër Avdullah Hoti, se marrëveshje të dobishme paskeni negociuar për rrugën Deçan-Plavë dhe qytetarët e Deçanit me rrethinë.
Kryeministër, kapitullimi i juaj para Manastirit të Deçanit paska qenë i tmerrshëm. Dorëheqja e juaj është dashtë të ndodh me 9 nëntor 2020.
Dita ditës, koha po tregon se Manastiri i Deçanit do të ketë territor të veçantë (ex-zonë) dhe shpejtë do të ndalon qarkullimin nga rruga ekzistuese në afërsi të manastirit, dhe me pas qarkullimi do të realizohet vetëm nga rruga e Gushavcit dhe nga devijimi në grykën e Lloqanit.
Pra, ngadalë Manastiri i Deçanit do të jetë autonom me territor dhe ndaj institucioneve shtetërore të Republikës se Kosovës.
Komuna e Deçanit, duhet të tërhiqet nga çdo pëlqim apo pajtueshmëri që të përdorë rrugë alternative përgjatë rrugës që lidh Deçanin me bjeshkët dhe Plavën, përveç rrugës ekzistuese që kalon kah Manastiri i Deçanit, rrugë kjo e cila e ndërtuar me shekuj”, thuhet në reagim.
Ndryshe, Zyra e Kryeministri kishte njoftuar se me ndërmjetësimin e kryeministrit Avdullah Hoti, me mbështetjen e ambasadorit të Italisë, Nicola Orlando e të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Michele Risi, është arritur marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve të cilat kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Vaktia e Ramazanit 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk