Historianë dhe publicistë në Kosovë thonë se çdo hapje e temave për shkëmbim tokash apo korrigjim të kufijve në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, është një aventurë shumë e rrezikshme që kërcënon shtetësinë e Kosovës dhe procesin historik i cili është rrumbullakuar me pavarësinë e Kosovës.
Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, thotë në një bisedë për Zërin e Amerikës se para çfarëdo marrëveshjeje ndërmjet Kosovës e Serbisë, duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës, të sigurohet njohja e ndërsjellë dhe pastaj të bisedohet edhe për korrigjime dhe lëvizje të kufijve.
“Askush nuk thotë që problemi i luginës së Preshevës apo veriut nuk është i rëndësisë historike për dy popujt, por për dy popujt në mënyrë të barabartë dhe ato duhet të trajtohen por këto duhet të trajtohen gjithsesi pas një procesi kur Kosova dhe Serbia do ta njohin njëra tjetrën si shtete. Çdo hapje e këtyre temave jashtë këtij konteksti është një aventurë shumë e rrezikshme, rrezikon shtetin e Kosovës, e rrezikon vetvetiu një proces historik i cili është rrumbullakuar me shtetin e Kosovës dhe këtu duhet të jemi shumë serioz”, tha Buxhovi.
Buxhovi thotë se presidenti i Kosovës e ka filluar çështjen e korrigjimit të kufirit me mjaft zhurmë dhe në një mënyrë jo kushtetuese, pasi që, sipas tij presidenti i Kosovës nuk guxon të fillojë asnjë debat që lidhet me shkëmbimin e territoreve apo ndarjen e tyre.
“Në këtë aspekt unë mendoj se klasa politike e Kosovës duhet të sillet përgjegjshëm, gjithë opozitë e pushtet të marrin përgjegjësinë që kanë dhe jo të lejojnë që presidenti të luaj me këtë çështje apo të shtiren sikurse atyre nuk ju intereson, ky problem është shumë i rëndësishëm. Me Serbinë na pret një punë shumë e vështirë. Kosova gjithsesi sprovën e vet të shtetësisë duhet ta jap në raport me Serbinë, po ashtu Serbia edhe konceptin e saj për integrim në NATO apo Bashkim Evropian duhet pikërisht mbi këtë dhe meqë BE është njëri prej partnerëve, atëherë Kosova duhet të kërkojë maksimumin, të mbështetët me njohjen e Kosovës dhe pas njohjes t’u hyjë bisedimeve për çfarë do që lejohet mes dy shteteve por jo që këto bisedime të shkojnë në dëm të konceptit të shtetit të Kosovës dhe qenies së saj”, tha ai.
Publicisti dhe shkrimtari Milazim Krasniqi, thotë se debatet për shkëmbim territoresh apo korrigjim të kufijve kanë krijuar një traumë kolektive edhe në Kosovë edhe në Serbi dhe popujt e Kosovës dhe Serbisë po jetojnë në një depresion të tejzgjatur për shkak të politikave të tilla.
“Politikanët kanë detyrë që të gjejnë zgjidhje të qeta dhe të gjejnë kompromise e jo të krijojnë problem përmes ‘spinit’ dhe aventurizmave. Kosova është bërë shtet në mënyrë të qartë dhe kufijtë ekzistues dhe kjo nuk do të duhej të hapet sepse do të dilnin problem të jashtëzakonshme. Unë jam i bindur se nëse hapet problemi i kufijve, mund të rrezikohet ndonjë version sirian për krizën e Kosovës për shkak se do të futeshin akterë të ndryshëm nga organizatat ekstremiste e deri te Rusia e akterë ballkanik, prandaj po e përcjellë me shqetësim këtë debat jo shkëmbim territoresh apo korrigjim të kufijve. Sinqerisht e kam të pamundshme ta kuptoj logjikën e këtyre avanturizmave politik”, thotë ai.
Krasniqi thotë se Kosova i ka kufijtë e vet me të cilën është shpallur shtet dhe se duhet të kërkohen zgjidhje tjera për siç thotë rehabilitimin e serbëve lokal përmes asociacionit të komunave serbe që është edhe një detyrim ndërkombëtarë i Kosovës.
Ai thotë se marrëveshja përfundimtare nuk mund të arrihet me shkëmbim territoresh ose me idenë e korrigjimit të kufijve pasi që pashmangshëm do të çonte në konflikt të armatosur.
“Ky lloj ‘spini’ që po bëhet për të krijuar një lloj paralelizmi meqë Serbia po kërkon veriun ne ta kërkojmë Luginën e Preshevës, është diçka e rrezikshme. Do të duhej të mbylleshin këto debate dhe të bëhet një fokusim i plotë në arritjen e një marrëveshjeje lidhur me bashkësinë e komunave serbe, Kosova të mbetet shtet unitar kështu si është dhe të përshpejtohet procesi i integrimeve euro-atlantike. Ajo është rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë ndërsa të gjitha të tjerat çojnë në rikthim të konflikteve të viteve të 90-ta”, tha zoti Krasniqi.
Edhe Buxhovi edhe Krasniqi thonë se logjika e shkuarjes në bisedime duke hapur çështjen e kufirit do të rrezikonte shtetin dhe të ardhmen e Kosovës. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës