Ndonëse shumë fëmijë rriten me ëndrrën për t’u bërë pilot, Silva McLeod nuk ishte në mesin e tyre.
E rritur në ishullin Vava’u të Tongas, ajo madje as nuk ia kishte idenë se të qenit pilote ishte një karrierë e mundshme, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Por, sa herë që një aeroplan fluturonte mbi kasollen prej kashte, aty ku jetonte me familjen e saj, Silva e vogël gjithmonë dilte jashtë për të parë.
“Ishte një fantazi si një fëmijë, pasi herë që një aeroplan fluturonte, apo kishte shenja të aeroplanit, gjithmonë vrapoja jashtë, për të parë qiellin”, thotë ajo. “Nuk do të thosha se doja të bëhesha pilote, por ishte ajo magjepsje dhe kurioziteti tek unë sa mendoja ‘ua, çfarë njerëz të zgjuar i operojnë këto makineri”.
Që atëherë, shumëçka ndryshoi për McLeod. Ajo u martua, emigroi në Australi dhe përfundimisht iu bashku këtyre njerëzve të zgjuar që drejtonin një mjet fluturues. Kështu, ajo u bë një nga personat e paktë në Tonga me një leje piloti, dhe gruaja e parë tongane që drejtonte një aeroplan.
Rruga e gjatë drejt qiellit
Hera e parë kur McLeod kishte hipur në aeroplan ishte në vitin 1981, pak pasi u martua me burrin e saj australian Ken, të cilin e takoi kur ai erdhi në Tonga për të ndihmuar në ndërtimin e një spitali.
Për të arritur në vendlindjen e tij në Victoria, ata fillimisht duhej të udhëtonin me një aeroplan të vogël nga vendlindja e Silvas, Vava’u për në ishullin kryesor të Nuku’alofa, më pas nga aty për në Auckland të Zelandës së Re, dhe në fund për në Melbourne të Australisë.
Fluturimi i parë ishte i tmerrshëm. Ata udhëtuan në mot të keq dhe uji depërtoi përmes disa të çarave të vogla në trupin e aeroplanit.
Dy pilotët e aeroplanit, që nuk ishin nga Tonga – bënë njoftime në anglisht, të cilat shumica e pasagjerëve nuk mund t’i kuptonin.
Megjithëse McLeod kishte ëndërruar prej kohësh të mësonte për aviacionin, shumë gjëra i dolën rrugës.

Pasi u zhvendos në Australi, asaj iu desh fillimisht të mësonte se si të hapte një llogari bankare, të përdorte një makinë larëse, të lexonte harta, të voziste një makinë dhe shumë gjëra të tjera. Më vonë u bë edhe me fëmijë.
Në ditëlindjen e saj të 32-të, Ken ia bëri një dhuratë: një broshurë për një kurs trajnimi fillestar për fluturim, kështu ajo pranoi menjëherë që t’ia fillonte.
Nga viti në vit, trajnime pas trajnime, McLeod punoi ngadalë në rrugëtimin e saj për t’u bërë pilote.
Së pari, ajo mori licencën e saj studentore, më pas një licencë të kufizuar, duke pasur me një licencë komerciale. Ajo dikur arriti në pikën ku po i trajnonte edhe pilotët studentë dhe vetë të operonte aeroplanë të vegjël.
Përfundimisht, McLeod e mori licencën e pilotes në vitin 1992.
Sipas Autoritetit Australian të Sigurisë së Aviacionit Civil, kjo e bënte atë gruan e parë nga Tonga që posedonte titullin e pilotes së licencuar.
Çfarë ndodhi më pas?
Ndonëse, McLeod pati një rrugëtim të pazakontë për të fituar sediljen e pilotes, ajo e çmon çdo moment që kalon në qiell.
Në moshën 37-vjeçare, ajo u bë pilote me orar të plotë për linjën ajrore “Royal Tongan Airlines”.
Ishin atëherë ato momente kur ajo arriti që të shuante kujtimet e atij fluturimi të tmerrshëm që kishte pasur herën e parë kur doli nga shtëpia e saj.
“Kur po adresoja pasagjerët në gjuhën tongane, duke fluturuar në Tonga, u ndjeva sikur misioni im ishte kryer”, thotë ajo. “Çdo gjë që vinte pas kësaj ishte bonus. Nëse do të vdes duke udhëtuar në Tonga, do të isha pilotja më e lumtur që kam jetuar ndonjëherë”.
Megjithatë, ajo ëndërr nuk zgjati. Në vitin 2004, linja ajrore u mbyll. Për McLeod, shembja e kësaj kompanie ishte më shumë se humbja e një pune.
Në mënyrë që të rinjtë të ndjekin karrierën në aviacion, ata kanë nevojë për një vend ku të stërviten dhe të punojnë.
Mungesa e një linje ajrore kombëtare ose një shkollë kombëtare fluturimi mund të jetë në thelb një “vdekje” për një komb të margjinalizuar si Tonga.
Nëse McLeod nuk do ta kishte takuar burrin e saj dhe nuk do të ishte në gjendje të jetonte dhe të punonte jashtë shtetit, shanset janë, që ajo nuk do të arrinte kurrë ta realizonte ëndrrën e saj.
Pilotët e tjerë tonganë, të cilët ajo njeh janë trajnuar gjithashtu jashtë vendit. Nuk ka asnjë shkollë fluturimi në Tonga ku ata do të ishin në gjendje të kthehen dhe të shkollonin brezin e ardhshëm.
Prapëseprapë, McLeod do ta mendojë gjithmonë veten si një vajzë e vogël e cila u rrit me një shtëpi pa energji elektrike ose pa ujë në sisteme gypash, duke vrapuar zbathur në një ishull tropikal.
Kur burri i saj vdiq nga kanceri, ajo mund ta përballonte dhimbjen vetëm duke shkruar një autobiografi për historinë e saj, që u publikua në vitin 2023.
Ajo shpreson se libri do t’u japë shpresë njerëzve të tjerë me prejardhje të margjinalizuar që duan të punojnë në industrinë e aviacionit.
“Kurrë mos shikoni drejt majës së malit”, thotë ajo. “Sepse në atë moment ju hiqni dorë. Iu duket lart dhe, shumë vështirë. Por nëse fokusoheni në atë hap përpara, pak nga pak, do ta kuptoni se keni arritur deri në gjysmë të rrugës për në mal”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk