LAJMI I FUNDIT:

Historia e dhimbshme e humbjes së babait pasi ia plotësoi ëndrrën e transferimit – rrëfimi me shumë emocion nga Hashani

Historia e dhimbshme e humbjes së babait pasi ia plotësoi ëndrrën e transferimit – rrëfimi me shumë emocion nga Hashani

Erdin Hashani është mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.

Ish-lojtari i shumë skuadrave kosovare ka bërë disa rrëfime interesante për karrierën e tij, duke sjell edhe disa nga pjesët më prekëse.

“Është shumë interesante kjo pjesa, por edhe më e dhimbshme”, fillon rrëfimin e tij Erdini për “Arena e Yjeve”.


“Kur kalova te Besa e Kavajës, në atë kohë edhe humba babain, do të thotë babai im ka vdekur në Durrës”.

“Ne ishim me Besën e Kavajës në përgatitje në Pogradec dhe babai vjen më viziton aty mua dhe prej aty shkon për pushime në Durrës”, ka rrëfyer më tej Hashani.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/