Joe Biden shpesh u flet njerëzve se gruaja e tij nuk është pajtuar të martohet me të pa ndodhur pesë propozime. E vërteta është se ajo e ka dashuruar nga fillimi – të paktën kështu thotë Jill Biden.
Kjo fjalë ka një fotografi të bukur për romancën e tyre, në të cilën ajo ka dashur të sigurohet se ai vërtetë e dashuron – e pas kësaj e tërë jeta e tyre ka qenë përkrahje dhe dashuri, transmeton Telegrafi.
Joe, 78-vjeç dhe Jill, 69, që sot zyrtarisht fituan epitetin e presidentit dhe Zonjës së Parë, janë njohur në një takim “të verbër” në vitin 1975, që ua kishte organizuar vëllai i Joe, Frank.
Joe asokohe ishte një senator 33-vjeç, kurse 24-vjeçarja Jill Taylor Jacobs kishte mbaruar fakultetin. Që të dy tashmë kishin qenë më herët të martuar, Joe me Neil kurse Jill ishte ndarë në vitin e parë të fakultetit.
“Kam përfunduar fakultetin dhe kam dalë me djem me xhinse dhe atlete. Kur Joe u fut përmes derës, e pashë se kishte një bluzë sportive. Mendova që as për një milion vite nuk do të jemi bashkë. Ishte nëntë vite më i vjetër se unë. Kemi shkuar në kinema, kur më përcolli deri në shtëpi i shtrënguan duart dhe i urova një natë të mirë. Në ora një të natës i telefonova nënës për t’i thënë: ‘më në fund e kam gjetur një zotëri’”, ka shpjeguar Jill që nuk ka hezituar të tregojë për Vogue se si është njoftuar me presidentin amerikan.
Dyshja u martuan në vitin 1977, pasi që për pesë herë i propozoi Joe.
“I thosha vazhdimisht, jo ende, jo ende… Kjo ndodhte për shkak se doja të dashurohesha në djemtë e tij dhe kisha një parandjenjë që kjo martesë nuk guxon të dështojë. Djemtë tashmë kishin humbur të ëmën dhe nuk mund të lejoja që të më humbin edhe mua. Është dashur të jem qind për qind e sigurtë në këtë”, ka shtuar Jill.
Ata u martuan më 17 qershor të vitit 1977 në New York, muajin e mjaltit e kaluan së bashku me djemtë e Biden nga martesa e parë, Beau dhe Hunter.
Shpejtë sollën në jetë bijën e tyre Ashley që lindi në vitin 1981.
“Kështu familja jonë u kompletua”, ka thënë Jill për bijën e saj biologjike.
Kjo profesoreshë e gjuhës angleze, ka lindur më 3 qershor të vitit 1951 në qytezën Hamontoown në New Jersey – gjithmonë ishte pranë bashkëshortit dhe karrierës së tij politike.
Gjatë kandidaturës së tij për president në vitin 1987, gjithmonë ishte pranë tij në tubime – njëjtë ka qenë kur edhe u tërhoq nga gara.
“Si grua e një politikani, e kam kuptuar se besnikëria po i shërben për të mirë. Kur u dëshmua se nga kandidatura për president në vitin 1987 nuk do të ketë asgjë, njerëzit vazhdimisht kërkonin pikat e dobëta të ekipit tonë. Të gjithë jemi ndjerë sikur jemi nën llupë, por kam refuzuar të tregojë ndonjë shenjë dobësie”, ka shpjeguar Jill.
Viti i ardhshëm ishte i vështirë për familje sepse Joe më 1988 kishte dy sulme në tru. Gjatë shërimit ka pasur edhe probleme me mushkëri por arriti të shërohet, kurse Jill ka treguar se si e ka pasur të vështirë ta shikojë se si ndihma e parë po e largonte nga shtëpia.
Dashurinë e madhe për Jill, Joe shpesh ka folur duke i kushtuar një hapësirë të madhe edhe gjatë memoareve “Premtimet që duhet përmbushur” të botuara më 2007.
“Ajo më ka rikthyer jetën. Për shkak të saj kam filluar të mendoj që familja ime mund të jetë sërish e plotë”, kishte shkruar Biden në memoar.
E Jill më 2007 doktoroi në Universitetin Delaware, kurse vitin e ardhshëm Joe iu fut garës me Barack Obamën, të cilit më vonë i shërbeu si zëvendëspresident. Dy familjet krijuan një afërsi të madhe.
Gjithmonë pranë njëri-tjetrit, Jill gjatë asaj kohe u bë Zonja e Dytë e cila gjatë asaj kohe punonte me orar të plotë si profesoreshë e gjuhës angleze.
“Pasi që Joe u bë zëvendëspresident, njerëzit filluan të pyesin nëse mundem të njëjtën kohë të jem Zonja e Dytë dhe të jap mësim. Vetëm Joe nuk ka bërë një pyetje të tillë. Ka qenë pranë meje dhe më thoshte se mund ta bëjë”, ka shtuar Jill.
Se a e ka përballuar dashuria e tyre testin e kohës, tregon më së miri edhe gjesti i Joe kur në vitin 2010 në oborrin e rezidencës së zëvendëspresidentit amerikan në një pemë vendosi një luhatëse dhe një pllakë që shkruante: “Joe e dashuron Jillin, Dita e të dashuruarve 2010”.
Në vitin 2015, familja përjetoi humbjen e madhe kur Beau ndërroi jetë nga kanceri. Joe asokohe ishte mërzitur aq shumë, sa që kishte tërhequr kandidaturën e tij për president në vitin 2016.
Tre vite më vonë, Jill më 2019 nxori në shitje librin që flitë për ditë e hershme të lidhjes së saj me Joe.
“Pas që u zhgënjeva nga martesa e parë, kurrë më nuk kam dashur të ndjej aq që ka ndjerë zemra ime. Por gjatë muajve të parë të lidhjes sonë, kjo dëshirë ndryshoi – u dashurova”, ka shkruar ajo në libër.
Gjatë fushatës së fundit të Joe, Jill ka qenë mbështetja dhe mbrojtësja më e madhe e tij. Asokohe për herë të parë nga viti 1981 pauzoi nga arsimi për ta mbështetur.
Se sa spontan është çifti është dëshmuar më së miri në tubimin e Iowas në vitin 2019, kur Joe gjatë fjalimit të tij ia kafshoi gishtin gruas së tij.
https://www.youtube.com/watch?v=-klSbFyoReg&feature=emb_title
Ajo më pas vazhdoi me prezantimin e tij dhe mbajti dorën pas shpinës. Shumë e kanë përshkruar këtë moment si tregues së ata ende duhen, e këtë e ka konfirmuar Jill në një interviste të mëvonshme.
“Jemi fajtor për këtë, sepse duhemi shumë. Askush nuk do ta prek Joe tim”, ka thënë ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_15-5-780x439.png)
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë
![Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-55.jpg)
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-9-780x439.png)
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-11-780x439.png)
Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe