Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Ai u përfol për një ndarje nga partnerja e tij, Sara Hoxha, ndonëse nuk është konfirmuar akoma nga ana e tyre.


Ndërkohë që po vazhdojnë spekulimet, reperi ka bërë një tjetër veprim që ka marrë vëmendje së fundmi.

Screenshot 4 28 Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti ka fshirë nga YouTube këngën “Gjendja”, ku protagoniste në klip ishte partnerja e tij.

Ata realizuan klipin në Itali, gjersa pati edhe disa momente romantike e intime mes tyre në këtë video.

ledri Foto: Screenshot/YouTube

Duket se me një kërkim të vogël, ky projekt tashmë është larguar nga platforma YouTube.

Ledri dhe Sara theksojmë se kanë bashkë një vajzë të quajtur, Poem Blu. /Telegrafi/

Screenshot 5 20 Foto: Screenshot/YouTube