Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të tensionuara dhe të mbushura me çështje të pazgjidhura që datojnë nga vitet 1999 dhe 2008.
Gjatë një deklarate në Forumin Ekonomik të Beogradit, Hill vuri në dukje përpjekjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut dhe theksoi rëndësinë e njohjes nga palët për situatën e serbëve në veri të Kosovës.
Ai po ashtu shtoi se është thelbësore që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe si një hap për të avancuar në skenën ndërkombëtare dhe për të shtuar kapacitetet e saj diplomatike.
Në shkëmbim, Serbia duhet të tërhiqet nga pengesat, duke i hapur rrugën Kosovës për të kërkuar anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë ata vendet brenda BE-së që ende nuk e kanë njohur si shtet të pavarur.
Ambasadori Hill pranoi se procesi negociator është i komplikuar dhe nuk përcaktohet aq lehtë sa ekuacionet matematike, por theksoi se zgjidhja është e domosdoshme.
Në lidhje me draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, një propozim i përbashkët nga BE dhe SHBA, i cili është pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori ndau qëndrimin që dokumenti mbetet ende i fshehtë për arsye të vazhdimit të përpjekjeve diplomatike.
“Përmbajtja e dokumentit nuk është bërë publike zyrtarisht, përderisa konfidencialiteti i tij po arsyetohet nga palët si kërkesë e ndërkombëtarëve,” përfundon Hill.
Sa i përket Asociacionit, kryeministri Kurti, ka thënë t sërish se ka qenë i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, dhe një draft të diplomatëve perëndimorë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mirëpo pala serbe nuk ka qenë e interesuar për diçka të tillë.
“Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe zbatim, mirëpo pranimi do të thotë nënshkrim dhe vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim. Këtë ua kemi thënë shumë qartë dje, duke theksuar se Samiti i BE-së në Bruksel është ngjarja dhe vendi ku do të duhej të ndodhte kjo”, ka thënë Kurti në një konferencë për media me gazetarët.
Ai ka shtuar se emisarët perëndimorë e kanë siguruar më 21 tetor se një propozim për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është shkruar me kujdes dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
“Drafti për vetëmenaxhim, që e kanë sjellë, është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”.
Ndërsa, Vuçiq ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare insiston në nënshkrimin e marrëveshjes bazike me Kosovën, gjë që ai e ka refuzuar, por se populli i Serbisë duhet ta dijë që kjo do të ketë pasoja.
Këto komente Vuçiq i bëri pasi priti në takim nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore “Sveti Sava”, nga Zherovnica e Komunës së Zveçanit.
Ai theksoi se ditët, javët dhe muajt nuk do të jenë të lehtë për Serbinë, pasi që përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, do të përpiqen të zgjidhin shumë gjëra në Kosovë, para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve evropiane.
“Do të ketë më shumë presion dhe ata do të përfitojnë nga situata se Serbia ka diçka për të humbur, prandaj u thanë shqiptarëve, ne do t’iu vendosim sanksione, por ato nuk janë realisht sanksione dhe me këtë do të shantazhojmë Serbinë, sepse Serbia ka diçka për të humbur, për sa i përket imazhit dhe gjithçka tjetër. Kështu që shumë gjëra të vështira, jo shumë ditë, javë dhe muaj të lehtë janë përpara nesh, sepse ata do të përpiqen të zgjidhin shumë gjëra në Kosovë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve evropiane”, tha ai./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!