Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, ka bërë te ditur se ka rriur inkasimin me mesatare 50 për qind, ndërsa vetëm gjatë muajit shkurt kishte rritje prej 82 për qind.
Siç njofton, bazuar në raportet dhe statistikat zyrtare të të gjitha departamenteve, konstatohet se që nga ardhja e menaxhmentit të ri, në KRU “Hidrodrini” Sh.A., ka ndryshuar fryma e punës dhe angazhimit të përgjithshëm.
“Nga Qershori 2023 e deri më sot me dinamikë të dyfishuar në agazhim është investuar në kthimin e besimit të konsumatorëve në raport me të gjitha shërbimet e kompanisë. Operimi i punonjësve të terrenit në secilin lokalitet, tendenca e suksesshme për të qenë sa më afër nevojave të komunitetit, komunikimi në kohë reale me konsumatorin për secilin zhvillim që është në favor të shërbimit profesional”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, rrethimi i perimetrit të burimeve sipas standardit të kërkuar, fushata e instalimit të ujëmatësve nga teknologjia e fundit në secilin burim të ujit dhe atë me lexim edhe nga distanca, kanë bërë që të rritet besueshmëria tek konsumatori.
“Shtrirja e rreth 100 kilometrave rrjet të ri të ujësjellësit në tërë zonën e mbulueshmërisë, në 6 muajt e shkuar, mbetet dëshmi e përkushtimit të kompanisë për të ofruar ujë për të gjithë konsumatorët. Instalimi i ujëmatësve zonal dhe krijimi i DMA zonave nga inxhinierët e kompanisë, ka dhënë rezultatet e para me ndikim në zvogëlimin e humbjeve te ujit. Paralelisht është formuar edhe ‘Task forca’ për zvogëlimin e humbjeve”, theksohet më tej.
Po ashtu, për herë të parë, në KRU “Hidrodrini”, është mbyllur investimi dhe projekti i Laboratorit të Mikrobiologjisë, i kompletuar tashmë me pajisjet dhe stafin profesional në pritje të përmbylljes së procedurave të akreditimit nga DAK.
“Me zotimet e kthyera në Marrëveshje për rrjetin e sistemit të kanalizimit, të Kryeshefit Ekzekutiv ing. Dri Cena, më kryetarët e komunave të zonës së mbulueshmërisë, Pejë, Klinë, Istog, Deçan e Junik, konsumatorët përfitojnë edhe 403 kilometra rrjet të kanalizimit, duke e çuar totalin në 584 kilometra, e që me automatizën përfitojnë 20 mijë qytetarë. Ky element konstatohet se ka ndikuar pozitivisht edhe në rritjen e inkasimit. Krahas shtrirjes dhe rritjes së inkasimit në këtë fushë, domosdo në linjë me rritjen e cilësisë së shërbimeve efikase, është rritur edhe numri i stafit të mirëmbajtjes së rrjetit”.
Ndërsa, fushatat e caktuara vetëdijesuese, shtrirja e komunikimit nga baza, komuniteti, e deri tek informacioni i gjerë medial, kanë ndikuar dukshëm në pranueshmërinë, njohjen dhe përafrimin e projekteve dhe fushatave të kompanisë në raport me konsumatorin.
Investimet në sektorin e TI-së, në përmirësimin e kushteve në server, 10 Fireëall, sistem të ftohjes, sistem alarmi, centrali telefonik dhe së fundmi lansimi i projektit E-commerce për pagesa online duke iu lehtesuar konsumatorëve mënyrën e pagesës, kanë qenë prioritete të ditëve të para të cilat tashmë janë bërë realitet në zbatim.
“Mbi gjysmë milioni euro të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dedikohen për investimin në Fabrikën e ujit në Klinë, në përmirësim të shërbimeve dhe cilësisë si dhe një pjesë e tyre të cilat dedikohen për rrjetin e kanalizimit të 4 fshatrave të Pejës, me impakt, largimin e ujërave të ndotura nga Lumbardhi dhe shkarkimin e tyre për trajtim në ITUN, si parakusht për BE”, thuhet në fund./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë