Hidhet shorti për ndeshjet e para të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë

Edicioni i ri i Kupës së Maqedonisë së Veriut sot (e martë) përmes shortit ka mësuar ndeshjet e para të fazës së 1/16 së finales.
Struga Trim Lum dhe Shkëndija do ta nisin direkt nga 1/8 e finales, pasi vitin e kaluar luajtën në gjysmëfinale dhe finale, njejtë sikur fituesja e trofeut Makedonija Gjorce Petrov dhe Sileksi.
Shkupi edicionin e Kupës do ta nis me ekipin Konjare, Gostivari ndaj Bellasicës, Besa kundër Vardarit, Arsimi luan me Tikveshin dhe Vëllazërimi me Pelisterin.
Ndeshjet e para të Kupës do të luhen me 20 shtator, nga ora 15:00. Kualifikuesi përcaktohet me një ndeshje, ndërsa në rast barazimi, takimi vendoset direkt përmes penalltive.
Dyshet e para të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë janë:
Young Team - Pobeda
Novack - Bregallnica
Bashkimi - Skopje
Arsimi - Tikveshi
Kozhuf - Brera
Karbinci - Voska Sport
Ohrid - Detonit
Bellasica - Goativar
Konjare - Shkupi
Besa - Vardari
Teteksi - Rabotniçki
Vëllazërimi - Pelisteri
/Telegrafi/





















































