LAJMI I FUNDIT:

Hidhen poshtë akuzat ndaj ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së

Hidhen poshtë akuzat ndaj ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë akuzat penale kundër ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn.

Flynn ishte ndër zyrtarët e parë që u përfshi në hetimet e zhvilluara në SHBA lidhur me një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet Rusisë dhe ekipit të fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, më 2016.

Në dokumentet gjyqësore të paraqitura më 7 maj, Departamenti i Drejtësisë tha se po heq akuzat kundër Flynn pas një “shqyrtimi të të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj çështje”, raporton AP.


Flynn u shkarkua nga Trumpi në shkurt të vitit 2017, pasi kishte shërbyer si këshilltar i Sigurisë Kombëtare, për më pak se një muaj, përcjell rel.

Shkarkimi i tij ndodhi pasi u zbulua se ai e kishte gënjyer nënpresidentin amerikan, Mike Pence, për kontaktet e tij me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara.

Në dhjetor të vitit 2017, Flynn u deklarua fajtor lidhur me akuzat se ai e gënjeu Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për bisedat e tij me ambasadorin rus.

Departamenti i Drejtësisë tha se kishte arritur në përfundimin se intervista e FBI-së, në janar të vitit 2017, me Flynn ishte “zhvilluar pa ndonjë bazë të ligjshme hetimore”.

Vendimi u mirëprit nga presidenti Trump, i cili tha se Flynn ishte “një njeri i pafajshëm”.

Në muajt e fundit, avokatët e Flynn kanë ngritur një seri akuzash në lidhje me veprimet e FBI-së dhe kërkuan të tërhiqej fajësia e klientit të tyre.

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori