Kompania e cila merret me shitjen e derivateve “Hib Petrol” ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës me anë të të cilit ka shpallur fajtor Kujtim Bucaliun dhe HIB Petrol shpk, për mashtrim të Komunës së Prishtinës me naftë jocilësore.
Në reagimin e tyre dërguar mediave “Hib Petrol” thekson se aktgjykimi nuk është bazuar në prova kredibile ligjore, ndërkohë që kanë parë refuzim të vazhdueshëm në prezantimin e provave të palës mbrojtëse.
Reagimi i plotë i “Hib Petrol”:
Jemi të shokuar nga vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe njëkohësisht të indinjuar që edhe një herë kompania jonë po bëhet viktimë e qëllimeve dashakeqe.
Ne deri sot kemi besuar në drejtësi dhe kontestet tona gjithmonë jemi munduar t’i zgjidhim përmes rrugëve ligjore.
Kontributin dhe sakrificën tonë për këtë vend e kemi dëshmuar me dekada por nuk do të pranojmë të bëhemi viktimë e kurrfarë qëllimi.
Nëse ne si një ndër kompanitë më të mëdha në vend, me mbi 1,000 të punësuar, ndihemi totalisht të pambrojtur në një vend ku drejtësia është e dirigjuar atëherë si ndihet një qytetar i thjeshtë?
Ne besojmë fuqishëm që aktgjykimi nuk është bazuar në prova kredibile ligjore, ndërkohë që kemi parë refuzim të vazhdueshëm në prezantimin e provave të palës mbrojtëse.
Me bindje të plotë theksojmë se Aktgjykimi i dhënë sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë nuk është vendim i marrë në bazë të asaj që është trajtuar në Gjykatë. Provat e administruara kanë dëshmuar të kundërtën. Por, fatkeqësisht Gjykata shpalli një aktgjykim të pabazuar në prova.
Ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore, dhe besojmë fuqishëm se kjo çështje do të ketë fundin e mirë me shpresën që edhe ky vend të fillojë të ketë drejtësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa