Ministria e Shëndetësisë i ka ndaluar veprimtarinë në Kosovë gjinekologut turk Ahmet Payasli, pasi që javën e kaluar gjatë bastisjes në klinikën e tij private u gjetën produkte medicinale pa afat e me prejardhje të dyshimtë. Ndërkaq Prokuroria e Shtetit ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj tij.
Javën e kaluar Njësiti i Hetimeve të Krimeve Ekonomike të Rajonit të Prishtinës, Departamenti i Hetimeve në ATK dhe Inspektorati Farmaceutik kanë bastisur klinikën private të gjinekologut turk në Kosovë, Ahmet Payasli.
Në këtë klinikë u konfiskuan para të gatshme, barna pa afat, produkte medicinale me prejardhje të dyshimtë, të cilat përdoren për kryerjen e fertilizimit të asistuar (IVF-së), si dhe epruveta me përmbajtje të panjohur.
Lidhur me rastin, Prokuroria e Shtetit ka nisur zyrtarisht hetimet. Këtë për Insajderin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë, Hekrem Lutfiu.
“Shkresat e lëndës janë duke u bërë gati që t’i dorëzohen njërit nga prokurorët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, i cili do të jetë kompetent t’i zhvillojë hetimet e mëtutjeshme”, tha Lutfiu.
“Dr. Payaslit” i ndalohet veprimtaria në Kosovë
Të premten e javës së kaluar në mbrëmje ishte zhvilluar aksioni i bastisjes në klinikën specialistike gjinekologjike të doktorit Payasli në Prishtinë.
Inspektorati Shëndetësor që vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, pas informatave nga Administrata Tatimore dhe Inspektorati Farmaceutik për të gjeturat në klinikë dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit, ka konstatuar se ky gjinekolog vepronte pa licencë.
Lejes së tij të punës i kishte skaduar afati në muajin shtator, shkruan Insajderi.
Gjinekologu Payasli kishte bërë kërkesë për vazhdim e vendimit për leje pune, por që kërkesa e tij nuk është miratuar nga Bordi për Licencim të Profesionistëve Shëndetësorë, me arsyetimin se pritej vendimi nga Komisioni Etik Profesional i ShSKUK-së, për një rast të ankesës së një pacienteje ndaj shërbimeve në këtë klinikë.
Pas këtij rasti dhe shqyrtimit të dokumentacioneve të tjera, Inspektorati Shëndetësor i ndaloi punën klinikës së Dr.Payasli.
“Pas marrjes së kësaj informate, Inspektorët Shëndetësorë kanë dalë edhe një herë në inspektim në institucionin e njëjtë, me ç’rast Dr. Payasli ia kanë ndaluar ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore, deri në marrjen e një vendimi nga Bordi për Licencim të Profesionistëve Shëndetësorë”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Shëndetësor.
Ankesa e pacientes që rezultoi me gjobë ndaj gjinekologut Payasli
Lidhur me veprimtarinë e gjinekologut turk Ahmet Payasli, në fillim të këtij viti, një paciente shtatzënë ishte ankuar për shërbimet shëndetësore të ofruara.
Inspektorati Shëndetësor filloi inspektimin pas kësaj ankese, e cila rezultoi me gjobë ndaj tij.
“Dr. Payasli është inspektuar më herët gjatë këtij viti dhe si rezultat i inspektimit: Dr. Payasli është gjobitur për mospërdorim të dokumentacionit unik shëndetësor sipas Udhëzimit Administrativ 02/2010 në shëndetësi”.
“Për shkak të moskomunikimit në gjuhët zyrtare të Kosovës, Inspektorati Shëndetësor i është drejtuar Bordit për Licencim të Profesionistëve Shëndetësorë me pyetje a ekzistojnë kritere të njohjes së gjuhës për profesionistët shëndetësorë që janë qytetarë jokosovarë, ndërkaq për sqarime rreth punës etiko-profesionale, lënda i është referuar Komisionit Etik-Profesional në ShSKUK, Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Shëndetësor.
Kjo ankesë e pacientes përveç që ndikoi në shqiptimin e gjobës ndaj gjinekologut Payasli, u bë shkak i shqyrtimit të Komisionit Etik-Profesional në ShSKUK dhe vonesës në vendimin për vazhdimin ose jo të licencës së punës së gjinekologut.
Inspektorati farmaceutik: Hetimet vazhdojnë
Bastisja ka filluar pas dyshimeve se kjo ordinancë gjinekologjike ishte duke iu shmangur tatimit. Por gjatë inspektimit nga institucionet përgjegjëse, përveç se u gjetën para të gatshme të cilat nuk rezultuan me deklarimet e saj në ATK, doli se janë përdorur edhe barna pa afat dhe me prejardhje të dyshimtë.
Ushtruesi i drejtorit të Inspektoratit Farmaceutik, Shaban Osmanaj, i cili ka asistuar gjatë bastisjes, tha për Insajderin se gjatë inspektimit në “Klinika Dr.Payasli”, nuk ishin ofruar dëshmi për materialet të cilat edhe janë konfiskuar.
“Gjatë inspektimeve të datës 17.11.2017 deri në orët e para të datës 18.11.2017 si dhe riinspektimeve të mëvonshme, Inspektorati Farmaceutik ka evidentuar, karantinuar, konfiskuar të gjitha barnat, disa epruveta me likide ngjyrë rozë si dhe dy epruveta PVP Human, për të cilat pala e inspektuar nuk na ka ofruar dëshmi për prejardhjen e tyre”.
“Për pasojë të gjitha këto produktet janë evidentuar, disa prej tyre janë karantinuar (ato që kanë pasur banderola të Republikës së Kosovës), kurse barnat që nuk kanë pasur banderola si dhe epruvetat me likid janë evidentuar dhe konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik për analiza të mëtutjeshme”, tha Osmani.
Për më tepër, Osmani thotë se janë duke i vazhduar hetimet.
“Po ashtu Inspektorati Farmaceutik akoma nuk ka përfunduar hetimet lidhur me rastin dhe jemi në vazhdim të procesit duke bashkërenduar punët me organet e tjera kompetente”, tha Osmani.
Ndërkaq, Inspektorati Shëndetsor, pasi ishte njoftuar se në klinikë ishin gjetur të dhëna që ngrisin shqetësime për kryerje të shërbimeve të fertilizimit të asistuar mjekësor në ambientet e këtij institucioni shëndetësor, ka dalë në inspektim.
Gjatë bastisjes, në këtë institucion thonë se nuk janë gjetur fakte për kryerje të shërbimeve të fertilizimit të asistuar mjekësor në ambientet e të njëjtit, por pritet hetimi i hapësirave të tjera ku ka mund të kryhet.
“Megjithatë, ka mbetur të vërtetohen shërbimet e kontraktuara me institucionet e tjera shëndetësore, (si laborator biokimie, sallë lindjeje, shërbime FAM etj)”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.
Insajderi ka kontaktuar në klinikën e gjinekologut Ahmet Payasli, por zyrtarja që është lajmëruar në numrin zyrtar të klinikës, duke mos dashur të prezantohet dhe të deklarohet rreth kësaj çështjeje tha shkurt: “përgjigjet rreth kësaj teme mund t’i merrni pas përfundimit të hetimit”. /Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës