LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Hetimeve për listat e veteranëve do t’u shkohet deri në fund

Veseli: Hetimeve për listat e veteranëve do t’u shkohet deri në fund

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi se epilogu i bisedimeve në Bruksel do të jetë njohja nga Serbia dhe ulësja në OKB.

Ai në një intervistë për televizionin publik tha se integriteti territorial i Kosovës është i pa cenueshëm.


“Qëndrimi i Kosovës është shumë i qartë, njohja e shtetit të Kosovës si shtet sovran nga Serbia, ulësja në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe për këtë as nuk ka dilema”, tha Veseli.

Ai ka folur edhe listës së veteranëve të UÇK-së, duke thënë se kësaj çështjeje duhet t`i shkohet deri në fund, dhe të dalin para drejtësisë ata që kanë abuzuar e keqpërdorur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.