LAJMI I FUNDIT:

Herrera zbulon se çfarë i kishte thënë Mourinhos për të markuar Hazardin në përballjen United – Chelsea

Herrera zbulon se çfarë i kishte thënë Mourinhos për të markuar Hazardin në përballjen United – Chelsea

Më 16 prill të vitit 2017, Ander Herrera ndoshta kishte bërë paraqitjen më të mirë në fanellën e Manchester United.

Mesfushori spanjoll kishte arritur të shënonte në fitoren 2-0 të Djajve të Kuq ndaj Chelseat, derisa kishte markuar në mënyrë fantastike Eden Hazardin.

Belgu cilësohej si lojtari më i mirë në Ligën Premier, mirëpo Herrera e kishte bërë të duket atë si një lojtar i thjeshtë.


Por, spanjolli tani ka vendosur të flas për atë çfarë i kishte thënë Jose Mourinhos në lidhje me markimin e Hazardit.

“Jose dhe unë e dinim se Hazard ishte lojtari më i mirë në Ligën Premier në atë kohë, andaj nëse ne dëshironim të fitonim, duhej që ai të mos prekte topin me këmbë ose sa më pak të jetë e mundur”, ka thënë Herrera.

Ander Herrera Reveals What He Told Jose Mourinho Before Man-Marking Eden Hazard

“Kjo ishte në atë çfarë ramë dakord. Unë i thash Joses: “Jam i gatshëm nëse të duhet të markosh një lojtar, të ndjek atë ku do që shkon. Nëse atij do i duhet të shkojë në banjë, do të shkoj edhe unë atje, pasi dua ta fitoj ndeshjen’”.

Image: PA

“Gjëja më e rëndësishme në futboll është që skuadra ime të fitoj, pasi dua të shkoj në gjumë i lumtur. Nuk ka rëndësi çfarë bën, apo sakrificat që duhet ndjekur, por ju duhet të ndjekin rregullat dhe mos të bëni diçka ilegale”, ka shtuar më tej ai.

Herrera më tej ka bërë të ditur se Mourinho është trajneri më i mirë në botë në mënyrën se si luan ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori