Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ditë më parë ka bërë të ditur se i ka hequr vijat e kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa kjo është parë si mundësi që edhe PDK-ja të përfshihet në koalicion, edhe pse kryeministri Avdullah Hoti thotë se koalicioni aktual është stabil.
Por njohësit e çështjeve politike në vend vlerësojnë se kjo është një mundësi që PDK të përfshihet në Qeverinë Hoti, edhe pse sipas tyre zgjidhja më e mirë është të qëndroj në opozitë.
Analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se PDK duhet të vendos të qëndroj në opozitë (si një opozitë e fortë) që në zgjedhjet e ardhshme të fitoj më shumë pikë.
Edhe pse siç tha ai gjithçka varet nga konfirmimi ose jo i aktakuzës së Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.
“Gjithçka varet nga konfirmimi ose jo i aktakuzës nga Gjykata Speciale të liderit të PDK-së, Kadri Veseli. PDK gjendet në një pozicion jo të lehtë, sepse nuk e dimë veprimin e Gjykatës Speciale. Nëse flasim nga aspekti politik për përfshirjen ose të jo të PDK-së në Qeverinë e kryeministrit Hoti, atëherë PDK duhet të vendos nëse dëshiron të qëndroj në opozitë, si një opozitë e fortë që në zgjedhjet e ardhshme të provoj të fitoj më shumë pikë”, ka thënë Mushkolaj.
Ai po ashtu tha se nëse PDK pranon që të hyj në koalicion qeverisës, atëherë marrëveshja eventuale mund të jetë posti i presidentit.
“Nuk e kuptoj pse duhet të futet tash në qeveri, nëse nuk përfiton çka do qoftë. Dhe nëse mund të përfitoj, mund të jetë një marrëveshje eventuale për mundësinë që dikush nga PDK të zgjidhet president. Përndryshe do duhej të qëndronte në opozitë në mënyrë që ta kryente punën e vet si parti opozitare”, vlerësoi Mushkolaj.
Ndërsa, Albana Rexha nga Demokraci Plus (D+) ka vlerësuar se heqja e vijave të kuqe nga ana e liderit të LDK-së flet për dy aspekte të ndryshme duke përfshirë mënyrën e qeverisjes brenda partisë si dhe qëndrueshmërinë e koalicionit të tanishëm.
Sipas saj, vënia e vijave të kuqe me PDK-në ka ndodh me votim brenda organeve të partisë, por largimi i tyre është bërë nga vet lideri duke shpërfill procesin e vendimmarrjes brenda partisë.
“Vlerësoj se është shpërfill procesi i vendimmarrjes dhe organet e brendshme të partisë të cilat janë kruciale për demokracinë e brendshme në parti. Këto veprime shpërfaqin edhe tendenca autoritative për udhëheqje të partisë dhe minojnë mendimin ndryshe”, ka thënë Rexha.
Ajo po ashtu theksoi se heqja e vijave të kuqe ndaj PDK-së mund të vlerësohet si ftesë indirekte që të bashkohet në koalicion.
“Gjithsesi, vlerësoj se ky aspekt mbetet të shihet për dallim nga aspekti i parë i cili qartë shpërfaq mos-respektim të vendimmarrjes brenda partisë”, ka thënë ndër të tjera Rexha.
Ndryshe, LDK ditë më parë ka hequr të gjitha vijat e kuqe për PDK-në. I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kishte thënë se vijat e kuqe ndaj PDK-së u hoqën për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Veliaj mbërrin në GJKKO për të kërkuar “lirinë”, SPAK paraqiti prova të reja

Misajllovski: Buxheti i Mbrojtjes është 2 përqind dhe ai do të rritet me rritjen ekonomike

Maqedonci priti në takim komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, flasin për gjendjen e sigurisë në vend

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët