Qeveria mirëpret heqjen e plotë të masave nga BE-ja

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur hapin e ndërmarrë nga Bashkimi Evropian për heqjen e plotë të masave ndëshkuese, të cilat i ishin vendosur padrejtësisht Kosovës.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, theksoi se tani duhet lëvizur në rrugën drejt anëtarësimit.
“E mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian: të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare që ishte pezulluar më parë është liruar".
"Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, shkroi Konjufca në platformën X.
We welcome today’s confirmation by the @EU_Commission at the @EP_ForeignAff Committee: all EU measures on Kosova have been lifted and all previously suspended financial assistance has been released. We expect this to open a new phase of constructive engagement and concrete…
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) March 17, 2026
Nga
Telegrafi
21 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































