Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, beson se ish skuadra e tij nuk do të mund të futet në top katër.  

Skuadrat që do të luajnë në Ligën e Kampionëve sipas Henryt janë Chelsea, Tottenham, Manchester City dhe Liverpool.


Ai në këtë mes nuk e sheh as Manchester Unitedin.

“Është e vështirë të besosh se Arsenali do të zë një nga  katër vendet e para”, ka thënë Henry.

Arsenali renditet në vendin e pestë në Ligën Premier me katër pikë më pak se Manchester City, që zë vendin e katër. /Telegrafi/

telegrafi sport app