LAJMI I FUNDIT:

Henrik Sirko, MVP i xhiros së 25-të në Superligën e basketbollit

Henrik Sirko, MVP i xhiros së 25-të në Superligën e basketbollit
(Foto: basketbolli.com)

Xhiroja e 25-të në Art Motion Superligë dhuroi disa ndeshje mjaft interesante.

Takim shumë interesant ishte mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, ku fituan therandasit 71-74, me një treshe në fund nga Erjon Kastrati. Basketbollisti me indeksin më të lartë të ndeshjes ishte Henrik Sirko me 20 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime. Kjo nuk është hera e parë që ish-basketbollisti i Pejës zgjidhet MVP i xhiros në elitën e basketbollit. Ai u ndihmua nga Mikaile Tmusiq me 14 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.

Peja fitoi derbin ndaj rivalit të vjetër, Trepçës me shifrat 79-71, ku Dardan Berisha u dallua me 26 pikë, një kërcim e tetë asistime.


Bashkimi shënoi fitore të vlefshme ndaj Rahovecit 78-67, ku më i dalluari te prizrenasit ishte Terrence Thompson me 14 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.

Prizreni 16 ka shënuar fitore të pritur ndaj Dritës 78-102, ku të prizrenasit u dallua Robert McCoy me 12 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.


Top 5

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 20 pikë, 5 kërcime, 4 asistime

Mikaile Tmusiq (Golden Eagle Ylli) 14 pikë, 9 kërcime, 1 asistim

Dardan Berisha (Peja) 26 pikë, 1 kërcim, 8 tetë asistime

Terrence Thompson (Bashkimi) 14 pikë, 9 kërcime, 2 asistime

Robert McCoy (Prizreni 16) 12 pikë, 10 kërcime, 2 asistime


Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori