“Kundërpërgjigja” amerikane ndaj Mercedes-AMG G63 6x6, fshihet prapa emrit Hennessey VelociRaptor 6x6, kurse kjo veturë u prezantua në kuadër të panairit të veturave të modifikuara në SEMA në Las Vegas.

Hennessey VelociRaptor 6x6 ngjan paksa me Ford F-150 Raptor, që i ka shërbyer si model. Kjo “bishë” nën kapak ka motorin 3.5 litërsh V6 EcoBoosty, që prodhon mbi 600 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.


2 26

Përveç kësaj, janë frenat e kompanisë Brembo, e rrotat prej 20-inç nga Toyo. Fuqia motorike bartet në të gjashtë rrotat.

3 17

Kjo veturë për terrene malore do të fillojë të shitet në fund të këtij viti. Do të prodhohen vetëm 50 njësi me një çmim prej 349 mijë dollarë për secilin. /Telegrafi/