LAJMI I FUNDIT:

Henderson para ndeshjes me Kosovën: Jemi të bashkuar, e duam fitoren

Henderson para ndeshjes me Kosovën: Jemi të bashkuar, e duam fitoren

Jordan Henderson është deklaruar para ndeshjes së Anglisë me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Mesfushori anglez ka thënë se ata janë të bashkuar para përballjes me ‘Dardanët’ dhe se vëmendja e tyre është te kjo ndeshje.

“Është një ndeshje interesante dhe mendoj se ne duhet ta fitojmë atë në mënyrë që të mos e rrezikojmë kualifikimin”, ka thënë Henderson.


Image result for henderson england

“Ne mbështesim njëri-tjetrin, po luftojmë për njëri-tjetrin dhe të gjithë duam të njëjtat gjëra dhe të njëjtat synime”.

“Është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar dhe të mos i lejojmë njerëzit dashakeq të ndikojnë tek ne ose në atë që ne po përpiqemi të bëjmë”.

Trajneri i Anglisë, Southgate: Kosova ka një sulm të rrezikshëm, duhet të kemi kujdes
Lexo po ashtu Trajneri i Anglisë, Southgate: Kosova ka një sulm të rrezikshëm, duhet të kemi kujdes

“Gjithmonë ka njerëz nga jashtë që flasin, por si lojtarë ka rëndësi vetëm ato që mendojmë brenda dhe çfarë ndodh brenda rrethit”, ka shtuar më tej kapiteni i Liverpoolit.

Ndeshja që zhvillohet në kuadër të Grupit A, do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fitorja e pestë radhazi në Serie A, Juventusi afrohet në gjashtë pikë me kreun

Fitorja e pestë radhazi në Serie A, Juventusi afrohet në gjashtë pikë me kreun

Serie A
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori