Helmimi i aktivistit opozitar rus Aleksey Navalny nuk ishte rastësi, por është një shembull tjetër i një tentim atentati nga Vladimir Putin për kundërshtarët e tij.
Shfrytëzimi i helmit nervor të epokës sovjetike, Novichok është një dëshmi se ky ishte një atentat i mbështetur nga shteti.
Ky nuk është një sulm i izoluar, por një nga shumë tentim atentatet kundër kundërshtarëve të regjimit të Putinit, si brenda dhe jashtë Rusisë. Shumë nga këto atentate kanë ndodhur në shtete evropiane dhe janë krime dhe shkelje e sovranitetit ndërkombëtar.
Një kritik i hapur i Kremlinit, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.
Po ashtu, në muajin korrik 2019, udhëheqësi i opozitës ruse u trajtua në një spital në Moskë për shkak të një sëmundje të panjohur. Navalyn vazhdon të dyshojë se ishte helmuar nga autoritetet, ndërsa mjekët thanë se ishte “një reagim akut alergjik”.
Pas këtij akti, ministrat e Jashtëm e shtatë vendeve më të fuqishme të botës e njohur si G7 e kanë dënuar helmimin e Navalnyt.
Sipas tyre, “ky sulm kundër udhëheqësit të opozitës Navalny është një tjetër goditje e rëndë kundër demokracisë dhe pluralizmit politik në Rusi. Ai përbën një kërcënim serioz për ata burra dhe gra të angazhuar në mbrojtjen e lirive politike dhe civile që vetë Rusia është zotuar të garantojë. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbushë angazhimet e saj sipas Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe të garantojë këto të drejta, përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes, për qytetarët e saj”.
Siç duket, helmimi i opozitarit rus Navalni ka shkaktuar përçarje serioze mes Rusisë dhe Gjermanisë. Në Berlin po kërkohet vendosja e sanksioneve kundër Rusisë.
“Punimet në ‘Nord Stream 2’ duhet të ndërpriten të paktën përkohësisht, nëse Rusia nuk tregon asnjë shenjë bashkëpunimi. Këtu bëhet fjalë për një sistem, i cili duket se është i gatshëm që të vrasë njerëz ose t’i helmojë ata, si në rastin Navalni, vetëm për t’ua mbyllur gojën. Evropa nuk mund t’i shikojë këto gjëra duarkryq. Nevojiten sinjale të qarta. Presidenti Putin e njeh për fat të keq vetëm gjuhën e pushtetit dhe parave”, deklaroi së fundit shefi i deputetëve të partive popullore evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred Weber.
Biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin është zotuar se do ta shkatërrojë liderin e opozitës ruse Alexei Navalny, i cili ishte i shtrirë në një spital të Berlinit, pas helmimit që i është bërë ditë më parë.
I njohur si “kuzhinieri i Vladimir Putinit”, sipas njoftimit të kompanisë që e udhëheq ai, thuhet se Prigozhin synon të zbatoj një vendim gjykate të vitit të kaluar që Navalny dhe bashkëpunëtorët e tij duhet t’i paguajnë atij pothuajse 1.2 milion dollarë.
Gjatë 20 vjetëve të pushtetit të Putinit, ka pasur shumë raste kur kundërshtarët e hapur të tij janë helmuar, ndonjëherë me pasojë vdekjen.
Përveç Navalnyt, janë edhe shumë raste të tjera, të cilat kundërshtarët e Putinit janë helmuar.
Njëri nga rastet më të bujshme ishte kur ish-agjenti rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia, në muajin mars të 2018-së, u helmuan në Britani të Madhe me Novichok. Të dy u shëruan pas një trajtimi të gjatë mjekësor.
Po ashtu, në Britani të Madhe, në muajin nëntor të 2006-së, ishte helmuar Aleksandar Litvinenko. Ai ishte një ish-oficer i inteligjencës dhe kritik i zëshëm i Kremlinit që iu dha azili në këtë vend, vdiq pasi u takua me agjentët e ish KGB-së në një hotel në Londër. Hetuesit amerikanë më vonë konstatuan se ai ishte vrarë, pasi çaji i tij ishte helmuar me substancën radioaktive Polonium-210.
Putin nuk kishte kursyer edhe gazetarët. Në muajin shtator të 2004-së, gazetarja hulumtuese ruse Anna Politkovskaya u sëmur pasi piu çaj gjatë një fluturimi. Toksina që i shkaktoi asaj përkeqësim të gjendjes shëndetësore nuk është identifikuar kurrë. Dy vjet më vonë, Politkovskaya u qëllua për vdekje.
Siç duket, përdorimi i këtyre metodave të eliminimit tregon se regjimi i Putinit nuk po provon t’i fshehë këto elemente të politikave shtetërore ruse.
Ky regjim vazhdon të mburret me këtë sjellje. Duke mos iu përgjigjur akuzave – heshtja është aprovim se është e pranueshme që regjimi i Putinit të vazhdojë me vrasjet brenda dhe jashtë Rusisë.
Kjo politikë e atentateve është vetëm një pjesë e një strategjie hibride më të madhe ruse për të përdorur dhunë, sulme kibernetike, përzierje në zgjedhje, dezinformim dhe propagandë për të mbjellë përçarje në botë.
Kjo strategji është dëshmi e dobësisë së regjimit të Putinit dhe mbështetjes publike, jo e fuqisë së tij.
Në fund, komuniteti botëror duhet t’i dërgojë mesazh Putinit se ky aktivitet është i patolerueshëm dhe duhet të ndalet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
‘E ardhmja është në duart tona’: Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së voton pro sanksionimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025