LAJMI I FUNDIT:

Helen Mirren ecën në pistën për L’Oréal në Javën e Modës në Paris

Helen Mirren ecën në pistën për L’Oréal në Javën e Modës në Paris

Helen Mirren është zyrtarisht një top modele.

Ylli 76 vjeçar doli në pistë të dielën, duke ecur para Kullës Eifel për shfaqjen e Javës së Modës në Paris të L’Oréal e veshur me një kostum të zbukuruar të zi dhe penel dramatik të errët.


Ajo e kombinoi veshjen me taka me platformë dhe flokë të kapura në një topuz të çrregullt.

“Unë jam angleze, mund ta bëj këtë”, tha Dame, duke shtuar se ajo ishte më shumë e shqetësuar për ecjen me taka.

“Unë do të jem në pasarelë si një gjigante”, vazhdoi ajo. “Unë i dua ato, sepse është bukur të jesh papritur disa centimetra më e gjatë, veçanërisht kur je e rrethuar nga të gjitha këto modele”.

Marka festoi 50 vjetorin e emërtimit “Sepse ia vlen”, dhe shfaqja gjithashtu përfshinte valltare të veshura me bluza që shkruanin “Feminist dhe Femërore”. /Telegrafi/