Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, derisa ka dhënë më shumë detaje për përfitimet që do të ketë Kosova nga ky projekt madhor ndërshqiptar.
Ministri Aliu në një intervistë për KosovaPress ka treguar si po realizohen projektet infrastrukturore për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, projektin për Bujanoc dhe rrugën tjetër për Pejë.
Ai thotë se projekti për hekurudhën Prishtinë-Durrës e shndërron Kosovën në një vend kryesor të transitit dhe një pikë shpërndarëse të mallrave.
“Kosova përmes linjës Durrës-Prishtinë bëhet pjesë e një rrjeti regjional, aktualisht është jashtë korridoreve. Pra, të gjithë transporti i mallrave për gjithë regjionin, qoftë në drejtim të porteve, qoftë nga portat në drejtim të regjionit arrin të bëhet përmes Kosovës.
Kjo e shndërron Kosovën në një vend kryesor transitit dhe një hap apo një pik shpërndarëse të mallrave, kjo krijon mandej mundësi për zhvillim ekonomik dhe krijim të zonave ekonomike rreth përqark kësaj zone të shpërndarjes së mallrave. Të dy portet edhe Durrësi dhe Tivari që janë të lidhura, tash do të lidhen me hekurudhën mes vete, do të lidhen me Prishtinën, dhe nga Prishtina me linjën hekurudhore Prishtinë- Shkup, apo Prishtinë-Nish-Sofie, ose Prishtinë-Leshak-Mitrovicë-Salsburg, lidhet gjithë regjioni përmes këtyre”, thotë Aliu.
Ministri Aliu shprehet se janë duke punuar të përfundojë çështja e fizibilitetit në mënyrë që të realizohet sa më shpejtë projekti për hekurudhën Prishtinë-Durrës.
“Sapo te përfundon çështja e fizibilitetit e që po urojmë të përfundojë më herët, sepse opsionet tashmë janë duke u dhënë në tavolina, presim që të kemi interesimin për financim, tashmë e kemi edhe nga britanikët, gjermanët dhe të tjerë që veç kanë lëvizur këto mekanizma, që për mua është një befasi e mirë.
Nuk kam prit që aq shpejtë do të mund të ketë rritje të interesimit. Pra, nëse para tre vitesh nuk është fol fare për këtë punë, tash është bërë temë e çdo paneli, lidhja hekurudhore e Prishtinës me Durrësin me gjithë regjionin. Nuk është çështja e financave atë që ne si ministri do e shtymë, ne do të merrem me fizibilitetin dhe projektin që ta kemi sa më shpejtë të kemi të realizuar”, shton Aliu.
Ndërsa, tregon edhe për projektet infrastrukturore që janë duke u kryer në nivel vendi, atë për Llap, Dukagjin dhe Luginë.
“Tek ujërat, pra në njërën anë është kyçja nëpër korridore është jetike për Kosovën për të ndërruar komplet faqen ekonomike të vendit, e që po ecë mjaftë mirë, dhe me autostradat po ecën mirë. Pra, do të fillojmë shpejtë edhe autostradën për Bujanoc që na lidhë tek korridori i Dheut, rruga e Podujevës po shkon mirë, rruga drejt Pejës po ashtu po shkon mirë.
Kjo do të na krijojë mundësi që ne të kyçemi dhe Kosova të bëhet vend transit, njëjtë edhe me hekurudha, por kryesorja është uji. Kosova ka shumë pak ujë, kemi arrit të bëjmë me sukses pesë plane të fizibilitetit, dy prej tyre janë në fazën e projekteve, dizajnëve, do të fillojmë me projektet e shpronësimit për to, do të fillon realizimi e që këto pesë projektet e para, duhet të shoqërohen shumë shpejtë nga pesë fizibilitete tjera që mendojmë t’i bëjmë vitin e ardhshëm.
Në projektin me Bankën Botërore e kemi komplet hartën, masterplanin e digave për vendin tonë, që duhet të jemi tepër shumë të kujdesshëm të shfrytëzimin e resurseve ujore që kemi, se pse Kosova ka resurse tepër të limituara ujore, ne kemi tepër pak ujë”, thotë ai.
Ndërkaq, ai thekson se janë duke punuar të menaxhojnë ujin që shkaktohet nga vërshime, për të cilën thotë, se në këtë mënyrë do të tejkalohet situata e thatësirave e cila Kosovën e pret pashmangshëm.
“Ndryshimet klimatike do të na rrezikojnë, dhe ato tashmë po na rrezikojnë, do të kemi vërshime nga një anë siç kemi, dhe do të shkojnë duke u shtuar, dhe në anën tjetër do të kemi thatësira.
Pra, ujë të pijes, dhe ujë për ujitje të tokave nuk do të kemi, në ndërkohë që do të kemi vërshime, prandaj edhe menaxhimi i ujit të vërshimeve, grumbullimi i atij uji, dhe ndërtimit të sistemit të ujitjes që do të shërbenin edhe për bujqësinë, por edhe për ujin e pijes do të mund në njërën anë t’i menaxhojmë vërshimet, në anën tjetër ta tejkalojmë situatën e thatësiravë, e cila Kosovën e pret pashmangshëm, sepse jemi pjesë e Mesdheut”, përfundon Aliu.
Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në Kosovë, ka thënë se po punohet për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës për opsionet më të mira. Ndërsa, ka shtuar se janë duke pritur studimin e fizibilitetit. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ngërçi politik e shtrenjtimi i rrymës godasin prodhuesit vendor, paralajmërohet padi ndaj ZRRE-së

Guvernatori Ismaili prezanton progresin financiar të Kosovës në takimin me Drejtorin e FMN-së

Përshëndetje PRIZREN! GiFi hapi dyert më 25 Prill – në zemër të qendrës tregtare Galeria Shopping Mall

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Bëhu me pronë në bregdet

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Ngërçi politik e shtrenjtimi i rrymës godasin prodhuesit vendor, paralajmërohet padi ndaj ZRRE-së

Shije dhe kursime në një vend: Zbritje të mëdha në Emona Center!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut