Në ditën e dytë të takimit të Partive Popullore Europiane në Bruksel, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ka pasur mjaft shqetësime nga deputetët dhe përfaqësuesit e tyre sa i përket disa çështjeve për Kosovën.
“Përveç ndarjes së gëzimit dhe lajmit që LDK është rikthyer si partia e parë pas zgjedhjeve lokale, natyrisht që shqetësimet mbeten lidhur me demarkacionin dhe proceset tjera që Qeveria e ka për obligim t’i dërgoj në Kuvend. Në këtë mbledhje u paraqitën shqetësime serioze që lidhen me liberalizimin e vizave dhe pritjet janë të mëdha që Kosova të reagojë”, thënë Haziri, njofton LDK.
“Njëra nga temat kryesore, po ashtu, ka qenë edhe Gjykata Speciale, shqetësim i përfaqësuesve të partive të ndryshme që janë pjesë e grupit më të madh politik këtu. LDK do të vazhdoj ta luaj rolin konstruktiv, duke qenë pjesë e një opozite aktive e dinamike, e cila kujdestaron politikisht në realizimin e të gjitha këtyre kërkesave dhe shkaktimin e progesit sa më të madh”, ka shtuar nënkryetari i LDK-së, duke pohuar se të dhënat e Brukselit për Qeverinë, janë alarmante.
“Kjo Qeveri ka shkaktuar pasiguri dhe të dhënat janë alarmente këtu. Sidomos pas vizitës së fundit të kryeministrit në Bruksel dhe krejt këto zhvillime shqetësojnë seriozisht deputetët dhe përfaqësuesit më të lartë të Partive Popullore Europiane. Pas ratifikimit të demarkacionit, është konstatuar që duhet të ketë rezultate të prekshme në luftimin e korrupsionit dhe krimit si kritere për liberalizimin e vizave”, është shprehur Haziri.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se përfaqësuesit e Partive Popullore Europiane e kanë marrë me shqetësim edhe faktin e tendencës e disa grupeve politike për futjen nën kontrollë të RTK.
“Në adresimet e sotme pati shqetësime edhe sa i përket tendencës që politika me çdo kusht po dëshiron që të hyjë në kontrollë përmes një procesi hetimor, përkatësisht një komisioni parlamentar për transmetuesin publik RTK, që është e papranueshme për LDK-në”, ka përfunduar nënkryetari, Lutfi Haziri, i cili në Bruksel po e përfaqëson Lidhjen Demoratike të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtarët finlandezë të KFOR-it kryejnë patrullime në veri, analizojnë kushtet aktuale të rrugëve dhe urave

Kontrolle të përforcuara në komunikacion, policia shqiptoi 773 gjoba

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania