Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes nuk është fitore diplomatike por pjesëmarrje e natyrshme dhe e barabartë, ku morën pjesë afër 60 anëtarë të Qeverisë Haradinaj.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në konferencën javore ka njoftuar për samitin e partive popullore ku LDK ka marr pjesë, duke thënë se janë angazhuar që deklarata të jetë sa më përmbajtjesore.
“LDK nuk e quan fitore diplomatike pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes, ne e quajmë pjesëmarrje të natyrshme dhe të barabartë të Kosovës në kuadër të këtij angazhimi sepse vet samiti ka pas karakter historik, 15 vjet nga Selaniku, Ballkani Perëndimor ka pas vëmendjen më të madhe të Komisionit Evropian, përkundër që deklarata dukej shumë më e zbutur se ajo e Selanikut, por është shumë më e kujdesshme, ka perspektivë dhe besojmë që ka shpresa më të mëdha për këtë integrim…..është përmendin që në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë po marrin pjesë edhe njerëz që kanë aktakuza në shtetet e tyre që nuk është e mirë dhe ishte dashur të ketë kujdes me përfaqësim. Po ashtu, edhe në këtë samit është lëshuar rasti që Kosova të përfaqësohet më dinjitetshëm dhe me një delegacion të përbashkët, të mos kuptohet Samiti i Sofjes ekskursion politik, ku afër 60 anëtarë të Qeverisë marrin pjesë“, tha ai.
“Sa herë që këta pushtetarët tonë i përmendin vizat, i shtyn nga një vit. Apel i joni është që mos të përmend datë, nuk ka orare për procesin e vizave. Komisioni Evropian ka rekomanduar pozitivisht Kosovën me marrjen e vizave, nuk kemi të bëjmë me një rekomandim dhe nuk duhet të lejojmë manipulim me data as këtu as nga Sofje, ne kemi të bëjmë me marrjen e datës nga Këshilli i Ministrave“, ka theksuar Haziri.
Ai shtoi se duhet të punojnë me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën por edhe ato që e kanë njohur, pasi ka shtete që kanë hezitime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova