Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në ditën e 27 të angazhimit rreth menaxhimit të situatës emergjente, ka thënë se është lajm i mirë për shërimin e plotë të një qytetari të prekur me Covid-19, ndërkaq deri tani janë 4 qytetarë të shëruar plotësisht.
“Me simptoma të lehta janë edhe dy qytetarë që janë duke vazhduar trajtimin shëndetësor në Klinikën Infektive, derisa dy rastet që kanë ardhur nga Zvicra janë duke vazhduar karantinën sipas vendimeve në fuqi, por pa kontakte me familjet e tyre”, ka thënë kryetari Haziri.
Edhe sa i përket rastit të fundit, Haziri ka potencuar se angazhimi do të jetë maksimal dhe mbështetja institucionale do të jetë maksimale, ndërsa ka apeluar për vetëpërmbajtje dhe qëndrim në shtëpi.
“Rasti i fundit i paraqitur me 7 prill i një qytetari me inicialet I. S. 56 vjeçar është i lokalizuar dhe po përcillet me kujdesin maksimal të mjekëve dhe ekipeve emergjente. Bazuar në historikun e kontakteve, ai si komercialist ka pas kontakte nga jashtë Gjilanit dhe si duket prekja me virusin ka ndoshur jashtë Komunës sonë. Gjendja e pacientit është duke u monitoruar, por sipas ekipeve mjekësore, gjendja e tij sot është më e mirë, ndërsa familja është vetizoluar dhe nuk ka vend për shqetësim”, tha Haziri.
“Në vetizolim jemi duke i mbajtur 11 qytetarë. Në ditët në vijim, fshati Zhegër do të lirohet nga karantinimi, sepse atje tashmë është shëruar plotësisht një pacient dhe të gjitha testet kanë dalë negative dhe nuk ka më asnjë të prekur, për çka edhe po kumtojmë këtë lajm të mire”, ka thënë ai.
Haziri ka përçuar apelin e tij që të mos dilet në rrugë, të vetpërmbahen në maksimum të gjithë qytetarët, duke treguar kujdes maksimal në higjienë dhe shëndetin e familjes.
Gjithashtu, ka paralajmëruar se përmes Inspekcionit, do të monitorohet gjendja tek të gjitha ekonomitë shërbyese në sektorin privat, për respektimin e rekomandimeve për distancën dhe masat mbrojtëse të qytetarëve dhe punëtorëve që punojnë.
“Në rast që nuk respektohen rekomandimet e institucioneve të shtetit për distancën dhe masat mbrojtëse, detyrohemi që t’i mbyllim veprimtaritë biznesore, përkundër që Komuna e Gjilanit nuk dëshiron të arrijë në këtë nivel”, ka paralajmëruar kryetari Haziri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe