LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Më në fund, pas 20 vjetësh doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike

Haziri: Më në fund, pas 20 vjetësh doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike

Pas publikimit të një lajmi për vrasjen e ish-anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhemail Mustafa, që ishte edhe zëdhënës i partisë dhe këshilltar i lartë për media i presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova, dhe të Ekrem Rexhës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar Lutfi Haziri.

Haziri, i cili është Kryetar i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, ka thënë se më në fund pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.

Në një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkroi se “vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet.”


“Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike. Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet. O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë. Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë”, ka shkruar Haziri.

Pas publikimit të dosjes së UNMIK-ut, reagon Fetah Rudi: Shpresa e vetme për zbardhjen e vrasjeve politike është Gjykata Speciale
Lexo po ashtu Pas publikimit të dosjes së UNMIK-ut, reagon Fetah Rudi: Shpresa e vetme për zbardhjen e vrasjeve politike është Gjykata Speciale

Xhemail Mustafa ishte gazetar, politikan, publicist, shkrimtar shqiptar dhe këshilltar politik i Presidentit Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova dhe antar i LDK-së.

Ai u vra me 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë, në hyrje të apartamentit të tij.

Vrasja e tij tronditi Kosovën e pas luftës dhe skenën politike të pas luftës në Kosovë vrasja e tij mbetet një nga çështjet e pa zgjidhura dhe misterioze në vrasjet e pas luftës në Kosovë./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori