Hazard dribloi tre lojtarë të PSG-së dhe gjyqtarin tek goli i parë i Benzemas

Eden Hazard dribloi gjyqtarin kryesor të ndeshjes tek goli i parë i Real Madridit kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve mbrëmë.
Ylli belg bëri disa veprime të mira ndaj lojtarëve kundërshtar, por pjesë e driblimeve të tij ishte edhe gjyqtari Artur Soares Dias.
Hazard arriti t'ia fuste gjyqtarit topin nën këmbë dhe nga aty filloi i gjithë aksioni i golit të shënuar nga Karim Benzema.
Veprimi i ish-yllit të Chelseat në minutën e 17-të është bërë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë si fenomen i rrallë.
https://twitter.com/Dreyk_o/status/1199424003179499520
Përveç golit në pjesën e parë, Benzema arriti të tund rrjetën edhe në minutën e 79-të për epërsinë 2-0 dhe dukej se vulosi tre pikët.
Por, PSG u rikthye shpejt në lojë duke shënuar me Kylian Mbappe (81') për 2-1 dhe Pablo Sarabia (82') vulosi barazimin 2-2.
/Telegrafi/
https://twitter.com/KomKekk/status/1199434184051351553
https://twitter.com/RkFutbol/status/1199423124699328512











































