LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Të shqiptohen dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksualë

Haxhiu: Të shqiptohen dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksualë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rastit të fundit të sulmit seksual ndaj një vajze në Pejë.

Haxhiu ka thënë se “ngacmuesit e dhunuesit po e vështirësojnë jetën e vajzave e grave gjithandej Kosovës dhe kjo është e patolerueshme”.

“Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton Telegrafi.


Ajo ka thënë se “të njëjtat do t’i finalizojmë dhe procedojmë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesemi që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë”.

“Institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, një vajzë nga Peja, Mrika Nikqi, ka njoftuar sot se para tri ditësh ajo është sulmuar seksualisht në një rrugë në qendër të Pejës.

Ajo ka publikuar videon e sulmit nga i dyshuari F.B., të cilin e ka arrestuar Policia e Kosovës dhe ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori