LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu i reagon KGJK-së dhe KPK-së: Barikadimi nuk i ndihmon sistemit të drejtësisë

Haxhiu i reagon KGJK-së dhe KPK-së: Barikadimi nuk i ndihmon sistemit të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar sërish ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se skandalet në sistemin e drejtësisë janë alarm dhe duhet të jenë shqetësim për vet këshillat përkatës. Ajo thotë se barikadimi nuk i ndihmon sistemit e as nuk është në shërbim të drejtësisë.

“Bashkëpunimi me institucionet e drejtësisë, është i rëndësishëm, në kuptim të krijimit të kushteve të punës me qëllim të zbatimit të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Asnjëherë nuk do t’i mbyllim sytë përballë padrejtësive e shkeljeve.


Skandalet në sistemin e drejtësisë janë alarm dhe kjo duhet të përbëj shqetësim edhe për vet këshillat përkatës dhe është në mandatin tim kushtetues të bëj thirrje për zbatimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Barikadimi nuk i ndihmon sistemit e as nuk është shërbim të drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu tha se KGJK dhe KPK po i mbyllin sytë para skandaleve, reagojnë këto dy institucione
Lexo po ashtu Haxhiu tha se KGJK dhe KPK po i mbyllin sytë para skandaleve, reagojnë këto dy institucione

Postimi i plotë:

Sot kam pritur komunikata nga këshillat me anë të së cilave do të përshëndesnin miratimin e strategjisë për sundimin e ligjit.

Në vend të kësaj, KGJK dhe KPK, paskan reaguar kundrejt deklaratës sime ku kam theksuar që nuk do të ketë bashkëpunim me këshillat nëse nuk reagojnë kundrejt skandaleve dhe nëse nuk veprojnë në përputhje me përgjegjësitë e tyre ligjore.

Këtë e paskan cilësuar si “interferim në punën e tyre”!

Jo vetëm unë, po s’ka asnjë raport të vetëm në të cilin  nuk evidentohen problemet e mëdha në sistemin e drejtësisë dhe si Ministri, përditë përballemi me shqetësimet e qytetarëve në raport me mosveprimin e institucioneve të drejtësisë. Vonesat në trajtim të lëndëve, ndikimet në sistem, neglizhenca dhe shumë të tjera janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet sistemi i drejtësisë.

Qeveria jonë ka marrë mandatin e kthimit të besimit qytetar në institucionet e drejtësisë dhe për këtë do të punojmë pa u ndalur.

Bashkëpunimi me institucionet e drejtësisë, është i rëndësishëm, në kuptim të krijimit të kushteve të punës me qëllim të zbatimit të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Asnjëherë nuk do t’i mbyllim sytë përballë padrejtësive e shkeljeve.

Skandalet në sistemin e drejtësisë janë alarm dhe kjo duhet të përbëj shqetësim edhe për vet këshillat përkatës dhe është në mandatin tim kushtetues të bëj thirrje për zbatimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Barikadimi nuk i ndihmon sistemit e as nuk është shërbim të drejtësisë.

Është koha e fundit për të punuar e angazhuar në këtë drejtim. Këtë ua kemi borxh qytetarëve dhe vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori