LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu i reagon ashpër Berishës: Marre të koftë, ta kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin

Haxhiu i reagon ashpër Berishës: Marre të koftë, ta kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin

“Marre të koftë”, ishte shprehja që për të disatën herë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e përsëriti në seancën e Kuvendit të enjten teksa iu drejtua deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.

Kjo pasi ky i fundit në foltoren e Kuvendit përmendi rastin e Astrit Deharit duke akuzuar Qeverinë Kurti për ndërhyrje direkte. Ai po ashtu tha se Lëvizjes Vetëvendosje nuk i konvenon zbardhja e këtij rasti, raporton Telegrafi.

"Interesi i VV-së është që rasti Dehari të mos zbardhet", Konjufca-Berishës: E ftoj prokurorin me ju intervistu nëse dini diçka më shumë
Lexo po ashtu "Interesi i VV-së është që rasti Dehari të mos zbardhet", Konjufca-Berishës: E ftoj prokurorin me ju intervistu nëse dini diçka më shumë

Deputeti i PDK-së u pengua të flasë nga ministrja Haxhiu dhe deputetët e VV-së, të cilët në shenjë revolte bënin zhurmë nga ulëset, raporton Telegrafi.


Madje, Haxhiu u ngrit në këmbë duke i thënë Berishës “si nuk të vjen marre me fol për rastin e Astrit Deharit”.

“Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për rastin e Astrit Deharit sepse ju keni qenë në Qeveri kur është vrarë Astrit Dehari. Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka qenë në Qeveri. Prandaj, asnjë fjalë për Astrit Deharin! Asnjë zë! Si s’ju vjen marre?”, tha ministrja e Drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori