LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Prokuroria Speciale duhet të respektojë kërkesën e Kurtit për intervistim në zyrë

Haxhiu: Prokuroria Speciale duhet të respektojë kërkesën e Kurtit për intervistim në zyrë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që Prokuroria Speciale të pranojë propozimin e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, që ky i fundit të intervistohet në zyrën e tij lidhur me rezervat shtetërore.

Në një konferencë për media të mbajtur së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, Haxhiu sqaroi se kryeministri nuk ka refuzuar kërkesën për intervistim, por ka propozuar disa data për realizimin e saj në përputhje me agjendën e tij.

“Kabineti i kryeministrit ka ofruar tri data për intervistimin, dhe tani kanë mbetur dy data të mundshme. Prokuroria nuk ka arsye të refuzojë kërkesën e kryeministrit Kurti për ta intervistuar në zyre siç ka kërkuar kryeministri. Kjo nuk është hera e parë që kjo ndodh, ka ndodhur edhe në të kaluarën por nuk duam të flasim,” tha Haxhiu.


Ministrja gjithashtu shprehu shqetësim për rrjedhjen e informacioneve nga Prokuroria Speciale në raste që lidhen me qeverinë, duke e cilësuar këtë veprim si një përpjekje për të dëmtuar punën e qeverisë dhe për të minuar besimin ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Prokuroria Speciale duhet të tregojë gatishmëri për të përmbushur kërkesat e kabinetit të kryeministrit dhe për të vepruar në mënyrë transparente dhe profesionale. Kjo nuk duhet të shërbejë si një pengesë për të zbardhur rastin në fjalë,” përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori