LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Nuk ka pasur marrëveshje me terroristët në Banjskë, duan ta njollosin Policinë e Qeverinë

Haxhiu: Nuk ka pasur marrëveshje me terroristët në Banjskë, duan ta njollosin Policinë e Qeverinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sulmi terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ka qenë i pritshëm “duke e marrë parasysh qasjen kriminale të Serisë ndaj Kosovës”.

Qëllimi kryesor sipas saj ka qenë aneksimi i veriut.

“Sigurisht, personalisht nuk kam pasur informacione. Kanë qenë të pritshme. Duke pasur parasysh qasjen kriminale të Serbisë ndaj Kosovës. Duke pasur parasysh qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, qëllimi ka qenë aneksimi i veriut. Ka qenë ditë e rëndë. E falënderoj publikisht Policinë e Kosovës, njësitet anti-terror”, ka thënë ajo në “Debat Plus”.


Haxhiu i ka mohuar zërat se ka pasur marrëveshje për t’i lënë të ikin terroristët nga manastiri i Banjskës.

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Haxhiu: Frikën e kam pasur nga burgjet jo nga Mjekësia Ligjore
Lexo po ashtu Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Haxhiu: Frikën e kam pasur nga burgjet jo nga Mjekësia Ligjore

“Kushdo që thotë se ka pasur ndonjë marrëveshje tenton ta zbehë punën e Policisë së Kosovës, ka për qëllim ta njollos Qeverinë e Kosovës, nuk ka pasur marrëveshje dhe nuk do të ketë marrëveshje me grupe terroriste dhe as me Qeverinë e Serbisë për t’i amnistuar terroristët”, ka thënë ajo.

Ajo tha se hetimet për sulmin terrorist janë duke vazhduar dhe se mund të ketë ende bastisje e sekuestrime.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori